Hidromorava

Porosia direkte nga Parlamenti Europian: S’është koha që Kosova të çojë aplikacion në BE

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Synimin e qeverisë Kurti që Kosova të aplikojë brenda këtij viti për statusin e vendit kandidat të Bashkimit Evropian, nuk po e sheh si veprim të duhur mbështetësja e Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Ajo kur prezantoi dje raportin për Kosovën theksoi se s’është momenti që Kosova të synojë aplikimin në BE shkaku i pesë shteteve mos njohëse.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka mbajtur një konferencë për media në këtë institucion mbi përmbajtjen e raportit për Kosovën për vitin 2021.

Ky raport ndër të tjera bën thirrje që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje të bazuar në njohje reciproke dhe i njëjti u miratua me shumicë dërrmuese nga eurodeputetët.

Por, në tekstin e këtij raporti, Von Cramon, tha se kanë theksuar përkrahjen për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës por jo edhe synimin që ka qeveria Kurti që të aplikojë për anëtarësim në BE.

Mobi Casa

“Ne gjithashtu kemi përfshirë edhe përkrahjen e plotë për aplikimin për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës. Megjithatë ne kemi bërë qartë dallimin mes aplikimit në BE, ku ne kemi thënë se s’është koha e duhur shkaku i çështjes së mosnjohjes[5 shteteve mosnjohëse] do të rriste pritshmëritë e brendshme të cilat ne do të na duhej t’i menaxhonim më vonë dhe këtë e thashë në Kosovë kur isha prezent atje”, ka thënë Von Cramon.

Në raport ripërsëritet thirrja ndaj Këshillit të BE-së që t’i liberalizojë vizat për kosovarët.Kryeministri Albin Kurti, në disa raste ka përmendur se Kosova do të aplikojë brenda 2022-ës për statusin e vendit kandidat të Bashkimit Evropian.

Megjithatë, nga 27 vendet anëtare të BE-së, pavarësinë e Kosovës s’e njohin pesë shtete: Greqia, Spanja, Sllovakia, Rumania, Qipro.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj. Aplikimin në selinë e Këshillit të Evropës, në Strasburg, e ka bërë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla.

Aplikimi i Kosovës nuk ishte përfshirë në agjendë të Komitetit të Ministrave të KiE-së që ishte mbajtur më 20 maj. Tashmë shpresat për shqyrtim të aplikacionin janë në mbledhjen e radhës, e cila është vitin e ardhshëm. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.