RCCOLA

Porosi për nxënësit, kujdes nga keqbërësit e rrjeteve sociale

/ 2 minuta lexim

Viti – Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi, Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Viti dhe Komuna e Vitisë, realizuan projektin e përbashkët kundër keqpërdorimit të rrjeteve sociale. EVSB dhe PK, përmes postereve vetëdijesues i njoftuan nxënësit e shkollave, se si të kenë kujdes nga keqbërësit e rrjeteve sociale.

Posterët vetëdijesues u shpërndanë nga EVSB dhe PK, dhe janë vendosur në 34 shkolla të Komunës së Vitisë.

EVSB dhe Policia e Kosovës, fton nxënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme që të kenë kujdes rreth përdorimit të rrjeteve sociale, sepse ngacmimi i të rinjëve në shkolla po ndodhë në të shumtën e rasteve nga interneti, si kërcënimi, frikësimi, thash e thëmet etj.

Rrjeti social është argëtim, por është dhe i rrezikshëm… Rrjetet sociale po përdoren me të madhe për të abuzuar me të mitur dhe të rinjë, thuhet në reagimin e EVSB-së, dhe PK-së.

Uji Dea

Keqbërësit zakonisht prezantohen kinse janë në të njëjtën moshë sikurse viktima, ata përdorin rrjetet sociale për të marrë informáta personale mbi viktimën, si adresën e shtëpisë dhe shkollës.

EVSB dhe PK, përmes postereve vetëdijesues i njoftuan nxënësit e shkollave, se si të kenë kujdesê nga keqbërësit e rrjeteve sociale.

Duhet të kenë kujdes që mos të pranojnë të pa njohur në listën e miqve online. Të mos dërgohen informata apo foto të panjohurve. Dhe kurrë mos u pajtohuni të takoheni personalisht me të panjohurit me të cilët njoftoheni online.

Në posterët vetëdijesues janë të vendosur të gjithë numrat kontaktues për nxënësit.
Nr, i QPS-së: 0280 381 660, PK-së, 0280.381 199 dhe në nr: 0800 11 112. Falas.
Projekti është mbështetur nga: Visual Media +, në Viti thuhet në njoftimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/