RCCOLA

Populli zviceran rinovon shkollën në Kabash të Vitisë

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Vlera e këtij projekti që kryesisht është financuar nga projekti Logos-Helvetas është 47.931.16 € ndërsa 20 % të këtyre mjeteve janë financuar nga Komuna e Vitisë.

Nxënësit e shkollës fillore të fshatit Kabash të Vitisë kanë pritur sot me duartrokitjet përfaqësuesit e projektit Zvicër Kosovë për Qeverisje Lokale dhe Decentralizim LOGOS-Helvetas dhe përfaqësues të Institucioneve komunale pasi që sot është bërë përurimi i projektit të renovimit të kësaj, konkretisht të dyerve dhe dritareve.

Vlera e këtij projekti që kryesisht është financuar nga Projekti LOGOS-HELVETAS është 47.931.16€ ndërsa 20 % të këtyre mjeteve janë financuar nga Komuna e Vitisë .

Me këtë rast Norbert Piljs nga Projekti Zvicër Kosovë për Qeverisje Lokale dhe Decentralizim Logos Helvetas u shpreh shumë i kënaqur me mirëpritjen e nxënësve dhe personelit mësimor , ai tha se ky investim është bërë në veçanti për këta nxënës . “Arsyeja kryesore pse ne kemi investuar në dyert dhe dritaret në atë mënyrë që të mësimi të zhvillohet sa ma mirë” u shpreh Piljs.

Eco Higjiena

Ai tha se ky investim është bërë nga populli Zviceran por edhe të Kosovarëve të cilat i paguajnë taksat shtetit zviceran. Drejtoresha e kësaj shkolle Nadire Ymeri tha se ky projekt në renovimin e dyerve dhe dritareve të shkollës e bënë të mirë një punë më të mirë në të ardhmen e kësaj shkolle. Ajo shprehi falënderimet e veçanta për Qeverinë Zvicerane, Komunën dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar .

Ndërsa zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë Abdyl Bajrami ju uroj nxënësve dhe personelit mësimor të kësaj shkolle renovimin e bërë nga Populli Zviceran duke theksuar se ky investim është bërë si duhet dhe është një nga investimet e qëlluara.

Ndërsa Fehmi Neziri nga Drejtoria e Arsimit tha se në këtë projekt ka investuar edhe komuna e Vitisë me 20 % të mjeteve. Ai tha se ky projekt ka krijuar kushte më të mira për zhvillimin e mësimit mësimor. Gjithashtu gjatë ditës së sotme janë ndarë edhe disa mirënjohje për ata që kanë kontribuar në këtë projekt të rëndësishëm. /rajonipress/