Uji Dea

Populli i Kosovës, patrioti më i madh edhe pas masës 100 %

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Valentina Bunjaku Rexhepi – Gjatë viteve të ’90-ta, populli skamnor paguante për shkollim dhe jetën paralele. Gjatë luftës, brenda dhe jashtë vendit, kosovarët jepnin para për mobilizim dhe organizim gueril. Pas luftës, populli i Kosovës, deri në shpalljen e Deklaratës së Pavarësisë, kishte paga shumë të ulëta në secilin sektor, privat e publik, por edhe kishte papunësi të madhe, thuajse si sot. Sërish barrën kryesore dhe patrioti më i madh, qëndroi vetë populli.

Pas Pavarësisë e gjer më sot, sërish populli mbeti dhe vazhdon të jetë patrioti më i madh. Pas vendimit të masës 100 % ndaj prodhimeve nga Serbia dhe Bosnja, sërish patrioti më i madh është populli i Kosovës. Me këtë masë, çmimet për bukën dhe produktet e tjera, kanë filluar të prekin ndjeshëm popullatën e zakonshme, duke ia vështirësuar shportën familjare shtresave të gjera të popullsisë kosovare. Qeveria aktuale e Kosovës, është hera e parë dhe e ka vendimin e vetëm të duhur, me shumicën prej vendimeve të saja skandaloze të deritashme.

Por edhe në këtë masë, sërish vërehen gabime të mëdha nga Qeveria e Ramush Haradinaj. Para vendimit të saj, është dashur të veprohet me analizë të sfidave në rast të masës 100 %. Për shembull, nëse çmimi për bukën ndryshoi menjëherë nga 30 centë në 40 centë, është dashur të shtoheshin paraprakisht subvencionet dhe buxheti për bujqësinë, në mënyrë që të nxitej shumë më shumë prodhimi i grurit dhe të mos vareshim aq shumë nga importi i grurit prej Serbisë, e të lëkundej menjëherë çmimi i bukës pas masës 100 %.

Mobi Casa

Me rritjen e çmimeve pas masës 100 % ndaj Serbisë dhe Bosnjës, le të vetëlavdërohet kot Qeveria, sepse patrioti më i madh dhe sakrifikuesi më jetëgjatë mbetet popullata e zakonshme e Kosovës! Edhe me varfëri, edhe me papunësi, edhe me paga të ulëta, edhe pa sigurim shëndetësor, është e gatshme të sakrifikojë për Kosovën!

Duartrokitje vetëm për popullin e Kosovës,patriotin e vetëm dhe më jetëgjatë, e kurrsesi politikanët! kjo qeveri duhet sa më shpejtë me dhënë dorëheqje, nuk ka zgjidhje pa zgjedhje!/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.