Mobi Casa

Populli grindet për flamujt, pushshteti i bën rrush e kumbulla edhe 600 mijë euro

/ 7 minuta lexim
Mobi Casa

Sipas Aliut, për mosqitjen e flamurit që tregon identitetin e shtetësisë, nuk guxohet të kalohet e të mos sanksionohet. “Andaj, mosvendosja e flamurit të Kosovës, i cili paraqet shtetësinë e Kosovës, është e pafalshme, antikushtetuese, antiligjore, antinjerëzore dhe antidemokratike”, ka theksuar ai.

“Mendoj se kjo ngjarje pa precedent është tërësisht e orkestruar nga politika dhe parapolitika, për ta larguar vëmendjen mediatike të qytetarëve, nga debatet që u hapën për marrëveshjet e fshehta për ndarjen e Kosovës me Serbinë, si dhe hajnitë e vazhdueshme që po bëhen në përditshmërinë tonë”, vijoi më tej Aliu. “Derisa qytetarët tanë grinden në mes vete për flamujt, se cili duhet të vendoset, krerët e institucioneve lokale, por edhe qendrore, hallin e vet kryesor nuk e kanë te flamujt, por më tepër se si të vjedhin edhe në këtë përvjetor të pavarësisë. Andaj, tani, ndarja e 600 mijë eurove për shënimin e festës së Pavarësisë, siç u ndanë edhe para dhjetë vjetësh 1 milion euro, të cilat u harxhuan pa farë kriteri dhe fare nuk pati ndonjë transparencë për harxhimin e tyre, edhe këto 600 mijë euro do të shkojnë asaj rruge të hajnisë së madhe?! Pra, kjo lojë e hajnisë, pa u ndalur kurrë, është një papërgjegjësi totale e politikanëve tanë, të cilët nuk u ngopën kurrë nga hajnia dhe nga padrejtësia. E, populli i pafuqishëm dhe shpirtërisht i vrarë, duke shikuar dhe duke i dëgjuar këto padrejtësi të pushtetarëve, me dhembshuri dhe shpirt të vrarë, sikur thotë: A do të ndalet ndonjëherë kjo hajni dhe kjo padrejtësi nga pushtetarët e papërgjegjshëm”, tha Bislim Aliu për “Kosova Sot”.

Kosova nuk ka nevojë për skenarë të tillë

sot, më shumë se kurrë, i duhen patriotët konstitucionalistë, të cilët e mbrojnë ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë, sepse një komb në kushte normale do të thotë një bashkësi njerëzore që i nënshtrohet të njëjtit ligj, të njëjtës Kushtetutë.”Tani shumë institucione të Republikës janë duke u marrë shumë me realizimin e interesave partiake dhe patriotike, siç është edhe Demarkacioni, me të cilin po luhet tani në 10-vjetorin e Pavarësisë, sikurse doli edhe skandali me flamurin shtetëror dhe atë kombëtar. Tani këto përplasje nuk do t’i duheshin shtetit të Kosovës, përplasje rreth simboleve të shtetit, ku po shihet ashiqare që kjo ngjarje ishte e orkestruar nga vetë politika, jo për tjetër, por pikërisht që ta heqë vëmendjen mediatike nga ato matrapazllëqe që po i bëjnë, këso matrapazllëqe politike ku po luajnë me ndjenjat e qytetarëve”, u shpreh ai.”Tani edhe qytetarët e dinë botërisht se patriotë, gjeneralë,luftëtarë dhe heronjtë janë të varrosur me flamurin kombëtar, por shtetin duhet ta paraqesin simbolet shtetërore shoqëruar edhe me atë kombëtar, ku që të dyja e kanë rolin dhe rendësin e vet specifike pa dallim, dhe këtu nuk duhet të bëhet politikë, nuk duhet të bëhen dallime për interesa dhe për të marrë poenë politikë, sepse qytetari tani po e lexon rrjedhën”, tha Hertica për “Kosova Sot”.

Sipas tij, edhe mjetet e ndara për shpenzime të përvjetorit të 10-të do të përfundojnë në xhepat e politikës. “E gjithë kjo lojë tregon edhe gatishmërinë tjetër të politikëbërësve dhe institucioneve, atyre qendrore edhe lokale, se do të përpiqet secili sa mundet që të zhvatë më së shumti nga ato 600 mijë euro që ndahen për shënimin e përvjetorit të 10-të të Pavarësisë, ku tani thuajse kjo shumë po shpenzohet vetëm në balona dhe shirita stolisësh, derisa pseudopatriotët përplasen rreth simboleve, pro atyre shtetërore apo kombëtare”, tha Hertica për “Kosova Sot”.

Fundamenti

Zhvendosje e vëmendjes për zhvatje fondesh Sipas analistit Mustafë Kadrijaj, përvoja ka treguar që interesimi i pushtetarëve është që gjithnjë popullit t’i sajojnë kauza artificiale, për t’u larguar vëmendja nga abuzimet e pushtetarëve që ia bëjnë parasë publike. “Elita politike që nga pas lufta ka krijuar një opinion që çdo herë kur i është duhur qytetari, e kanë shfrytëzuar për realizimin e qëllimeve të tyre politike me kartën e ndjenjës kombëtare. Që nga pas lufta qeveritë dhe elita politike nuk arritën të vetëdijesohen dhe të sqarohen para qytetarit se si shtet duhet t’i kemi edhe simbolet unike, identitetin shtetëror karshi shteteve të tjera, edhe nëse nuk na pëlqen plotësisht diçka, por mossinqeriteti i tyre dhe zhytja e tyre në afera korruptive kanë lënë hapësirë që shumë grupe dhe parti politike kanë manipuluar me qytetarin”, potencoi ai. “Veprimet e fundit për çështjen e flamurit, pa marrë parasysh kush ka qenë mbrapa atyre qytetarëve, mendoj që nuk kanë menduar për të mirën e shtetit të Kosovës, sepse me këto veprime po bëjnë hap precedent që edhe qytetarët serbë t’i vendosin flamujt në komunat me shumicë serbe. Po të soditim Kosovën, në bazë të flamujve, në hapësirat e shtetit të Kosovës valojnë tre flamuj të shteteve të ndryshme: flamuri i Republikës së Kosovës, i Republikës së Shqipërisë dhe i Republikës së Serbisë. Pra, kjo te një vizitor i huaj do të krijonte huti se cilin vend po e viziton”, tha Kadriaj për “Kosova Sot”

E turpshme goditja e flamurit kombëtar

Sipas Gani Qarrit, pushtetarët e inkriminuar të këtij vendi, në biografinë e të cilëve nuk mund të gjesh asgjë të mirë, përveç aferave të tyre të pista, me korrupsion dhe krim të organizuar, pas dështimit për rrëzimin e Ligjit për Gjykatën Speciale dhe iniciativës së turpshme për ndarjen e vendit, tanimë, mu në prag të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Shtetit tonë të ri, të banuar me mbi 95% shqiptarë, ndërmorën aventurën e radhës duke rrëzuar pa fije turpi Flamurin Kombëtar. “Është vërtetë e dhembshme, dhe më tepër e turpshme, kur sheh se si gjithandej Kosovës, që nga Albaniku dhe Mitrovica e deri në Shterpcë, madje edhe në portën e kryeqendrës së Kosovës, si Graçanica, të valojnë qindra flamuj formash e madhësish të ndryshme të pushtuesit serb, ndërsa në anën tjetër, të hiqet i vetmi flamur i kombit, i cili pa e penguar askënd, valonte vetëm në hyrje të Prishtinës”, u shpreh ai. “Në Prishtinë, qoftë edhe në vendin e quajtur “Te Rrethi”, ka vend të mjaftueshëm që, përveç atij Flamurit Kombëtar, nëse u dashka patjetër, të bashkëvalojë edhe ai shtetëror, të cilët që të dy i takojnë këtij vendi dhe populli, ndaj përderisa nuk mund të largohet asnjë nga flamujt e pushtuesve shekullorë, kudo qoftë në Kosovë, pse u dashka patjetër dhe domosdoshmërish të largohet vetëm ai kombëtar, si një dhe i vetëm, i cili, përveç kontrabandistëve të flamujve, nuk ia zinte rrugën askujt”, tha Qarri për “Kosova Sot”. Sipas tij, askush nuk e kishte menduar më parë se dhjetë vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, përplasja kryesore mes shqiptarëve do të ndodhte për flamurin për të cilin sakrifikoi kaq shumë populli ynë dhe është i larë mijëra herë me gjakun e dëshmorëve, martirëve dhe heronjve të lirisë

(Kosova Sot)