ARKATANA

Populli

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

O kushtrim qytetarë, o kushtrim atdhetar, është ora e trimërisë, ora kur kryengritemi.

Përpara bij t´atdheut
përpara bij të lirisë
të gjithë jemi betuar
t`i dalim zot Atdheut

Në shesh të qytetit
kënga mori ca plagë
përpara bij t´atdheut
ti hapim udhë lirisë

FIDANISHTJA

O kushtrim qytetarë
o kushtrim atdhetarë
për të gjitha betejat
liria na bën të parë

Rrustem Geci, poezi nga libri, “Heroika”