United Hospital

Pompeo: SHBA’ja e gatshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot është pritur në takim nga Sekretari i Shtetit, Michael Pompeo.

Siç njofton kumtesa nga kryeministria, Pompeo e ka uruar kryeministrin Hoti për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e raporteve ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, marrëveshje kjo që u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë në prani të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Ndërsa, kryeministri Hoti, në emër të qeverisë dhe popullit të Kosovës, ka falënderuar SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës.

UBT

“Kryeministri Hoti, duke vlerësuar rëndësinë që ka marrëveshja e arritur sot në Shtëpinë e Bardhë, potencoi gatishmërinë e Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë, që çon në njohje reciproke ndërmjet të dyja vendeve. Kryeministri Hoti, me këtë rast, ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës, në procesin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike”, thuhet në kumtesë.

Ndërsa, sekretari Pompeo, thuhet tutje, theksoi gatishmërinë e SHBA-së për të mbështetur Kosovën në procesin e dialogut dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.