Eko Higjiena

Pompeo e Schallenberg: Mbështesim dialogun Kosovë-Serbi dhe integrimin e të dy shteteve në instancat euro-atlantike

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pomepo, është duke qëndruar për një vizitë në Evropë. Dje gjatë ditës në Vjenë ka takuar edhe ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg, me të cilin kanë diskutuar edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe në mënyrë të veçantë për dialogun Kosovë-Serbi.

Për punën e negociatave mes Prishtinës dhe Beogradi Pompeo dhe Schallenberg kanë diskutuar dje në dy takime që kanë pasur, në drekë dhe pastaj edhe në takimin e darkës.

Pas këtyre diskutimeve, Pompeo dhe Schallenberg kanë lëshuar edhe një komunikatë të përbashkët në të cilën shprehin përkrahjen e tyre për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi në mënyrë që shtetet të shkojnë drejt integrimit në strukturat trans-atlantike, raporton Gazeta Express.

FIDANISHTJA

“Ballkani Perëndimor është një rajon ku Austria dhe Shtetet e Bashkuara kanë punuar së bashku për t’i promovuar paqen dhe stabilitetin për shumë vjet, siç dëshmohet, në mesin e shumë faktorëve të tjerë, përmes zotimit tonë të përbashkët ndaj ruajtjes së paqes në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë”, thuhet në komunikatën e përbashkët.

“Shtetet e Bashkuara dhe Austria e ndajnë gjerësisht vizionin e njëjtë për rajonin, një bazë e fuqishme për bashkëpunim produktiv dhe konsultime të rregullta të nivelit të lartë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për promovimin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe për çuarjen përpara të integrimit të këtyre shteteve në komunitetin trans-atlantik, me anëtarësimin e plotë në BE si qëllim për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet ndër të tjera./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.