Mobi Casa

Polonia më e fort se Kosova U19

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në kuadër të Kampionatit Evropian, Kombëtarja e Kosovës U19 ka zhvilluar edhe ndeshjen e dytë me Kombëtaren e Polonisë e cila ishte më e mirë se djelmoshat e Kosovës, ku arritën ti mposhtin me rezultat 4-1.

Me atë se çka treguan futbollistët e Kosovës gjatë 90 minutave, ky rezultat nuk ishte real, “Dardanët” në shumicën e rasteve ishin më të mirë se njomakët nga Polonia.

Gjithçka ishte nën kontroll, por futbollistët e Kosovës në fund të pjesës së parë për pesë minuta kanë pranuar tre gola, çka ka ndikuar në përqendrimin e futbollistëve gjatë tërë ndeshjes.

Në minutën e 40-të, serinë e golave për polakët e hap Maik Nawrocki, ndërsa dy minuta më vonë i njëjti futbollist gjen edhe një herë rrjetën e “Dardanëve”.

Në minutat shtesë të pjesës së parë, Bartosz Bialek shënon golin e tretë duke shkuar në pushim me tre gola diferencë, çka për futbollistët e Kosovës ishte e paarritshëm të bëjnë ndryshim në rezultat.

Futbollistët e Kosovës në pjesën e dytë edhe pse sulmuan nuk arritën që ti konkretizojnë të gjitha rastet.

UBT

Në minutën e 88-të, futbollisti i skuadrës Unuin St, Gilloise, Granit Berisha arrinë ta zbus epërsinë e Kombëtares së Polonisë në 3-1.

Në fund të ndeshjes në minutat shtesë futbollistët Kosovar gabojnë edhe njëherë e këtë e shfrytëzon Bartosz Bida i cili vulos çdo gjë në këtë përballje të kualifikimeve.

Në ndeshjen e të njëjtit grup, Rusia e Uellsi kanë ndarë pikët me rezultat 2-2.

Ndeshjen e fundit Kombëtarja e Kosovës e zhvillon me 19 nëntor me Kombëtaren nikoqire Uellsin.

Tabelen e klasifikimit në këtë grup i prinë Uellsi me 4 pikë, Polonia 3, Rusia 2 dhe Kosova 1 pikë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.