FIDANISHTJA

Politikë e qërimit të hesapeve personale

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ashpërsohet gjuha e komunikimit ndërmjet liderëve

“Nëse opozita e zgjeron kauzën e saj në protestat e 26 marsit, do të kishte një protestë gjithëpopullore dhe, pa dyshim, ky pushtet kriminal do të dridhej dhe reflektimi do të ndodhte. Opozita duhet ta ketë parasysh edhe një gjë – se zgjedhjet mund t’i fitojë vetëm nëse bëhen të gjitha partitë opozitare bashkë”, shprehet analisti Faik Krasniqi

Për fundin e kësaj jave, më 26 mars, është duke u përgatitur një protesta e tretë masive e opozitës së bashkuar, me kërkesat tanimë të njohura – zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe anulimin përfundimtar të zbatimit të marrëveshjeve për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Derisa koalicioni qeverisës është këmbëngulës në kundërshtimin e të gjitha këtyre kërkesave, përkrahja e qytetarëve në këto kërkesa të opozitës po vazhdon të shtohet, gjuha e komunikimit pozitë-opozitë po ashpërsohet, prandaj analistët politikë presin që protesta e radhës të jetë vërejtja e fundit qytetare kundër kësaj klase politike në pushtet, që të reflektojë dhe të gjendet një mjet i pranueshëm i kompromisit politik për shpëtimin e vendit nga një krizë tjetër politike, që mund të jetë me rrezik edhe për sigurinë e vendit.

Fundamenti

Ekziston një bindje shumë e madhe, te njohësit e këtyre zhvillimeve, se përveç çështjeve që po kundërshtohen nga opozita, një mllef i mbledhur ndaj partive politike në pushtet është ikja e LDK-së në krye me Isa Mustafën, i cili papritmas iu bashkua PDK-së dhe siguruan votat e mjaftueshme edhe për votimin e Gjykatës Speciale.

Tani opozita e bashkuar, sipas analistëve politikë, synon që me një “plumb” të vrasë dy zogj, që duke rrëzuar Qeverinë e Kosovës, përmes protestave popullore, të pamundësojë themeliminrespektivisht funksionimin operacional të Gjykatës Speciale dhe të bllokohen edhe marrëveshjet e 25 gushtit të vitit 2014. “Ashpërsimi i raporteve po vjen duke u intensifikuar, diçka e madhe është duke u zier në skenën politike në vend. Në anën tjetër, Gjykata Speciale po themelohet e një veprim tjetër pritet në koordinim me EULEX-in, si strategji ndërkombëtare për të larguar njerëzit që janë mbi rendin e ligjin nga skena politike dhe institucionale. Kjo gjithsesi është një krizë artificiale e pandashme dhe po tregon një lloj mosbindjeje totale ndaj çfarëdo veprimi institucional dhe zgjidhjes me dialog. Por, me këtë mund të nënkuptohet se diçka e keqe mund të ndodhë”, thotë Blerim Burjani për “Kosova Sot”.

Ai ka pohuar se kjo sjellje e papërgjegjshme ndaj shtetit dhe qytetarëve nuk është duke u reflektuar tash e 7 muaj, por në mënyrë retroaktive është e tillë tash e gati dy vjet të plotë. “Është duke vazhduar kjo krizë e çuditshme, krizë që po vazhdon të preokupojë shtetin. Ata të opozitës duan zgjedhje, por nuk tregojnë çka, nëse i humbin zgjedhjet, a do të jenë ata në pozitë akoma më të keqe sasa kur i kanë humbur ato në vitin 2014. Duhet ta dimë se a do të vazhdojnë këta me këtë formë kundërshtimi, a do të thotë se do të vazhdojmë të mbajmë zgjedhje sipas dëshirës derisa të vijnë në pushtet. Këtë e shoh si një dëm të madh për shtetin, sepse duket që këta njerëz, shumica prej tyre, nuk kanë kurrfarë profesioni tjetër dhe politikën po e shohin si të vetmin biznes”, shprehet Burjani./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.