HW

Politikania shqiptarozvicerane mban fjalimin kryesor në Festën Nacionale të Zvicrës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nazmije Ismaili, liberalja e re me prejardhje nga Tetova thotë se është për t`u përshëndetur fakti se shqiptarëve që jetojnë në Zvicër po u përmirësohet imazhi.

Nazmije Ismaili nuk është emër i panjohur në komunitetin shqiptar të Zvicrës. Ajo njihet si kandidate në zgjedhjet në nivel lokal, kantonal dhe nacional nga Partia Liberale e Zvicrës (FDP/PLR).

Në komunën ku jeton ajo është shumë aktive në degën e kësaj partie dhe më gjerë. Albinfo.ch e ka përcjellë në vazhdimësi ngritjen e saj politike. Si rezultat i angazhimit të saj, Nazmijes i ka takuar nderimi i veçantë që të mbajë një fjalim në manifestimin me rastin e festës nacionale të Zvicrës, 1 Gushtit, në Amriswil.

“Ajo e përdor podiumin si orë alarmi”, është titulli i artikullit që gazeta Thurgauer Zeitung ia kushton politikanes së re shqiptarozvicerane.

“Kur në solemnitetin e festës nacionale që mbahet në Amriswil Nazmije Ismaili do të paraqitet para pultit, asaj do t`i plotësohet një dëshirë. Politikania liberale me rrënjë shqiptare do të flasë lidhur me vlerat tipike zvicerane, lidhjen e saj me Thurgaun dhe të ardhmen e të rinjve, transmeton albinfo.ch. Këto vlera ajo i ka më afër zemrës. Për to ajo do të apelojë që të ketë angazhim më të madh politik.

ARKATANA

Për të tërhequr sa më shumë të rinj në këtë solemnitet, Nazmija do të shfrytëzojë rrjetet sociale. Fakti se rinia nuk e ka në plan të parë politikën, sipas saj shpjegohet me ofertat e shumta në sferën private. “Më parë rinia ka demonstruar më shumë dhe ka menduar më tepër për të mirën e përgjithshme”, thotë ajo. Ndërsa sot të rinjtë i janë nënshtruar më shumë konkurrencës, u duhet të mësojnë më shumë dhe t`i “japin gaz”, pas ndryshimit që ka pësuar shoqëria.

Në janar të këtij viti Nazmia është zgjedhur anëtare e kryesisë së Liberalëve të Rinj të Kantonit Thurgau, ku është përgjegjëse për zhvillim aktivitetesh ndërsa në qytetin e saj, Romanshorn, është nënkryetare e degës dhe udhëheqëse e fushatës zgjedhore, përcjelöl albinfo.ch. Ajo tashmë e ka përkufizuar synimin e saj politik: “Pas katër vitesh do të jem deputete në Parlamentin e Kantonit”.

Familja e Nazmije Ismailt vjen nga Tetova. Por ajo e sheh veten në mënyrë të qartë si zvicerane ndërsa në Zvicër ndjehet në shtëpi të sajën. Liberalja e re thotë se është për t`u përshëndetur fakti se shqiptarëve që jetojnë në Zvicër po u përmirësohet imazhi. “Mund të shihet një përmirësim i reputacionit të tyre por në fusha të ndryshme duhet bërë edhe më shumë. Imazhi i mirë nuk vjen nga sot-nesër dhe vetvetiu”, thekson Nazmije Ismaili.Memushaj vazhdon kontratën me Pescaran.

http://www.albinfo.ch/politikania-shqiptarozvicerane-mban-fjalimin-kryesor-ne-festen-nacionale-te-zvicres/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.