Hidromorava

Politikania shqiptare angazhohet për fëmijët që vuajnë nga kanceri dhe të pastrehët

/ 2 minuta lexim
KKVITI

“Dua të jem një shembull. Nëse punon shumë, mund të arrish diçka”, shprehet ajo.

Një politikane shqiptare nga Zvicra në portret: 24-vjeçarja Qëndresa Sadriu është anëtarja më e lartë e këshillit në një periferi të Cyrihut. Në të njëjtën kohë, gruaja e re është gjithashtu presidente e socialdemokratëve lokalë. Përveç kësaj, vajza e emigrantëve kosovarë angazhohet për fëmijët që vuajnë nga kanceri dhe të pastrehët.

“Përshëndetje, jam Jenny”, e prezanton vetveten dhe qeshet. “Të gjithë më thërrasin me këtë nofkë, këtë emër mund ta mbani mend më lehtë se sa emrin tim shqiptar”. Ajo vjen nga një takim i këshillit të Komunës Opfikon-Glattbrug, që është vetëm njëri nga të shumtët, transmeton Albinfo.ch.

“Nëse e vendosi mirë rutinën time të përditshme, atëherë unë mund të menaxhoj gjithçka nën një çati”, thotë ajo. Politika është një çështje e zemrës për të. “Çdo gjë tjetër nuk do të kishte kuptim, nuk ia vlen për shkak të parave dhe kërkohet shumë mobilizim”.

Babai i saj ishte gjithmonë i interesuar për politikë, shkruan “SRF”, informon Albinfo.ch.

FIDANISHTJA

Në shtëpi, gjatë ushqimit rregullisht diskutohej për politikë. Dhe pastaj, kur u bë 18 -vjeçare, ajo mori pjesë në festimin e të rinjve. “Atje i kërkova Partisë socialdemokratike PS nëse mund t`i bashkohesha. Pastaj gjithçka shkoi shumë shpejt dhe u zgjodha në këshillin lokal”.

Meqë ajo personalisht kishte kancer si një vajzë e vogël, sot ajo është e angazhuar për të ndihmuar fëmijët me kancer. Qëndresa aktualisht është në bordin e Shoqatës për fëmijët me kancer.

“Dua të jem një shembull. Nëse punon shumë, mund të arrish diçka”, përfundon ajo.

https://www.albinfo.ch/politikania-shqiptare-angazhohet-per-femijet-qe-vuajne-nga-kanceri-dhe-te-pastrehet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.