Eko Higjiena

Politikani zviceran që shpëtoi Behramin nga dëbimi në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

“Mirëpo, unë nuk e kam bërë këtë për futbollin por për humanitetin”, thotë politikani Alex Pedrazzini në retrospektivë.

Sikur të mos ishte deputeti i sotëm në Parlamentin e Kantonit të Tesinës nga CVP (Partia Demokristiane) Alex Pedrazzini, Zvicra dhe shqiptarët do të kishin mangut një yll të futbollit. Valon Behrami dhe familja e tij i detyrohen këtij politikani zviceran për qëndrimin e tyre në Zvicër dhe zhvillimin e Valonit në një legjendë futbolli çfarë është ai sot.

Ka qenë viti 1998 kur familjes Behrami, e cila jetonte në Zvicër me status azilkërkuesish i kishte ardhur një vendim negativ për të lëshuar Zvicrën. Babai i Valonit, Ragipi, të vetmen mundësi për të kërkuar ndihmë e kishte pasur Pedrazzinin. Djali i tij luante në të njëjtin ekip futbolli me Valonin kështu që edhe familjet kishin lidhur miqësi mes vete.

ARKATANA

“Dëgjo Alex, më duhet ndihma jote!”. Këto kishin qenë fjalët që Ragip Behrami ia kishte drejtuar politikanit. 16 vjet më vonë Pedrazzini e pranon se ka qenë ndërhyrja e tij ajo që ka caktuar rrjedhat e mëtejme të jete¨s së familjes Behrami, shkruan blick.ch.

“Mirëpo, unë nuk e kam bërë këtë për futbollin por për humanitetin”, thotë ai në retrospektivë. Pedrazzini sqaron se pasi i ka shikuar dokumentet, ka parë se ka mjaft argumente për të hedhur poshtë vendimin për dëbim të familjes Behrami. ishte koha e luftës, viti 1998 ndërsa familja e Valonit ishte e integruar shumë mirë në Zvicër, thotë ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.