United Hospital

Politikani shqiptaro-zviceran për legalizimin e kanabisit

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Ai ka kërkuar dhënien e kontrolluar të kanabisit për të evituar dëmet shëndetësore që shkakton konsumimi i egër i kësaj droge që në treg ofrohet me cilësi të dyshimtë.

Një postulat i shprehur në Parlamentin e St. Gallenit nga deputeti me rrënjë shqiptare, Etrit Hasler e ka sjellë shqiptaro-zviceranin në qendër të vëmendjes. Ai ka kërkuar legalizimin e kanabisit, gjegjësisht dhënien e kontrolluar të tij, për të evituar dëmet shëndetësore që shkakton konsumimi i egër i kësaj droge që në treg shpeshherë ofrohet me cilësi të dyshimtë.

Për “një politikë të arsyeshme të Kanabisit”, e ka quajtur Hasler kërkesën e tij parlamentare të cilën e kanë nënshkruar 30 deputetë, që është rreth gjysma e përbërjes së Parlamentit. Për më tepër në këtë rast nuk kanë qenë vetëm politikanët e majtë (Hasler është socialdemokrat) ata që e kanë nënshkruar postulati. Aty janë bërë bashkë edhe deputetë nga partitë e djathta s SVP, BDP dhe CVP.

FIDANISHTJA

Sipas Etritit, drogat që të rinjtë i konsumojnë duke i siguruar në tregun ilegal mu d të shkaktojnë rreziqe të mëdha për shëndetin e tyre. Përgjigja e ekzekutivit të qytetit St. Gallen la qenë çuditërisht pozitive. Përparësitë në rast se kanabisin do ta jepte shteti në mëyrë të kontrolluar janë të dukshme: Shteti do ta kontrollonte kualitetin ndërsa edhe gjatë shitjes do të krhej punë parandalimi ndërsa nga ana tjetër do të kursehej edhe puna e policisë.

Prova të ngjashme tashme janë duke rrjedhur në Bazel dhe Gjenevë, shkruan blick.ch. Ndëra Hasler ka thënë pe¨r gazetën “Më gëzon fakti që qeveria e qytetit është e gatshme të realizojë politikën e saj përparimtare dhe liberale të drogës”. Ekzekutivi i St Gallenit ka treguar vullnetin që ta lejojë kanabisin dhe jo vetëm produktin gjysmë sintetik (THC) për qëllime mjekësore.

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.