Uji Dea

Politikani austriak kundër “refugjatëve sezonalë” nga Kosova

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Haimbuchner: “Si mund të ndodhë që aktualisht në Oberösterreich janë 99 kosovarë që duan ta kalojnë dimrin këtu si azilkërkues?”

Politikani i partisë FPÖ, kryetar i saj në landin e Austrisë, Oberösterreich, Manfred Haimbuchner, duke kritikuar moszbatimin e Marrëveshjes së Dublinit, që sipas tij shkon në dëm të Austrisë, ka marrë si shembull refugjatët “sezonalë” kosovarë.

Cilëndo rrugë që ta kenë bërë për të ardhur në Austri, atyre u është dashur të kalojnë nëpër njërin nga shtetet e BE-së, nënshkruese të Marrëveshjes së Dublinit. Prandaj kjo marrëveshje nuk vlen as sa letra në të cilën është shtypur, ka ironizuar Haimbuchner. “Si mund të ndodhë që aktualisht në Oberösterreich janë 99 kosovarë që duan ta kalojnë dimrin këtu si azilkërkues?

ARKATANA

Pasi dihet se përmes cilit shtet të BE-së kanë hyrë në Austri, vendimi qysh në fillimin e procedurës duhet të jete i qartë: ata duhet të kthehen, varësisht nga rruga që kanë shfrytëzuar, në: Slloveni, Hungari ose Itali. Shteti i parë anëtar i BE-së në të cilin kanë hyrë ata, është përgjegjës për shqyrtimin e rasteve të tyre.

Ky `migrim eksplicit në sistemin tonë social` duhet të ndërpritet menjëherë. Për të realizuar këtë, duhet marrë në shqyrtim edhe mbikëqyrjen konsekuente të kufijve të brendshëm, për të penguar ardhjen e refugjatëve sezonalë”, ka thënë Haimbuchner duke kërkuar hyrjen e sërishme në fuqi të kontrollimeve në vendkalimet kufitare në mes të shteteve të BE-së./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.