Politikanëve kosovarë u konfiskohen 31 milion euro pasuri të paligjshme
Rreth 31 milion euro llogaritet të jetë vlera e pasurisë të sekuestruat për vitin 2014. Shqipdon Fazliu koordinatori kombëtarë për luftimin e krimeve ekonomike në një debat të organizuar nga lëvizja a FOL ka thënë që presin që shumica e kësaj vlere pas vendimeve gjyqësore të konfiskohen.
Sipas tij pasuria e sekuestruar u takon zyrtarëve të lartë përfshirë politikanë e biznesmen por ai ka refuzuar të jap emra duke thënë se do të bëhen publike pas aktgjykimit nga Gjykata. /Zeri/

