ARKATANA

Politikanët supermenë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputeti i PDK -së, Arsim Bajrami, ka hiç më pak se katër burime të ndryshme të të ardhurave nga katër punë që i bën njëkohësisht, të cilat gjatë një viti i sigurojnë të hyra prej rreth 51 mijë euro. Bajrami ka deklaruar të ardhura vjetore prej 20 mijë euro nga Kuvendi i Kosovës, 5 mijë euro si pagë sekondare nga Fakulteti Juridik, 15 mijë euro të ardhura nga Kolegji “Fama” dhe 10 mijë e 800 euro honorare nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës(ASHAK).

Keq me paga nuk është as bashkëpartiakja e Bajramit, ish-ministrja e Energjetikës, Justina Shiroka-Pula. Ajo në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar se merr 17 mijë e 600 euro nga Kuvendi, rreth 16 mijë e 600 euro pagë sekondare nga Universiteti i Prishtinës dhe 3300 euro nga Kolegji “Globus”.

FIDANISHTJA

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti, merr rreth 30 mijë euro nga Kuvendi i Kosovës, 12 mijë euro nga ASHAK dhe 5800 euro nga Universiteti i Prishtinës, apo rreth 48 mijë euro në vit.

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, merr 20 mijë euro nga Kuvendi, rreth 10 mijë euro nga Universiteti Amerikan në Kosovë dhe rreth 3 mijë euro nga Universiteti i Prishtinës. Edhe deputeti tjetër i LDKsë, Haki Demolli, ka deklaruar 1480 euro të ardhura mujore nga Kuvendi, 500 euro pagë sekondare nga Fakulteti Juridik dhe 1000 euro honorare nga Kolegji “Dardania”…. (“Zëri”)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.