ARKATANA

Politikanët super të pasur, ‘përfaqësues’ të qytetarëve ekstremisht të varfër

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Në Kosovë ka një ndarje ekstreme sociale, në mes të qytetarëve të varfër dhe politikanëve të pasur. Për analistët, këta pushtetarë të kamur, që kanë fituar pasurinë në mënyrë të dyshimtë, nuk mund të përfaqësojnë interesat e popullit të varfër. Meqë politikanët i kanë rregulluar punët e tyre me pasuri për vete e familjarët jo në rrugë ligjore, por të pista dhe në kurriz të këtij populli të varfër, ata nuk jetojnë me ndjeshmërinë e situatës së keqe që mbretëron në popull, prandaj dita-ditës po e humbin moralisht të drejtën e deklarimit se janë përfaqësues të popullit.

“Për të qenë absurdi edhe më i madh, diferenca sociale është gjithnjë duke u ashpërsuar. Kujtoj që nuk do të shkojë aq larg koha, kur qytetaria e zhgënjyer me “lirinë”, që e prodhon pabarazia e theksuar në trojet shqiptare, do të revoltohet aq shumë, sa të pyesë politikanët “brekëgrisur”, se ç’u duhet atyre demokracia…”, thotë sociologu Fadil Maloku për “Kosova Sot”

Ramadani: “Kjo klasë politike e ka humbur thuajse plotësisht legjitimitetin.

FIDANISHTJA

Në Kosovë ka një ndarje ekstreme sociale, në mes të qytetarëve të varfër dhe politikanëve të pasur. Për analistët, këta pushtetarë të kamur, që kanë fituar pasurinë në mënyrë të dyshimtë, nuk mund të përfaqësojnë interesat e popullit të varfër. Meqë politikanët i kanë rregulluar punët e tyre me pasuri për vete e familjarët jo në rrugë ligjore, por të pista dhe në kurriz të këtij populli të varfër, ata nuk jetojnë me ndjeshmërinë e situatës së keqe që mbretëron në popull, prandaj dita-ditës po e humbin moralisht të drejtën e deklarimit se janë përfaqësues të popullit.

Sociologu Fadil Maloku ka pohuar se absurdi i kapitalizmit gjithëshqiptar qëndron në atë se: Diferencimi i shtresave sociale s’ka filluar si pasojë e logjikës së konkurrencës dhe “lirisë” së premtuar nga politikanët, por si pasojë e shfrytëzimit të privilegjeve dhe benificioneve që ofron pushteti dhe politika! “Andaj s’është për t’u çuditur, pse gjithë kjo histeri dhe ky ngërç i theksuar, jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha parlamentet me përbërje shqiptare”, është shprehur ai. “Ju sot mund të identifikoni njerëz apo elita të tëra pushtetarësh që deri dje nuk kanë pasur në pronësi të tyre as edhe një biçikletë të vetme…!? e sot kanë pallate, patundshmëri marramendëse e para në konto, që as vetë nuk e dinë se sa! Ndërkaq, çka është edhe më shqetësuese, të njëjtit, janë të mbrojtur edhe me legjislacion, që grupet e ndryshme interesi që i kanë aprovuar nëpër parlamente. Për të qenë absurdi edhe më i madh, diferenca sociale është gjithnjë duke u ashpërsuar. Kujtoj që nuk do të shkojë aq larg koha kur qytetaria e zhgënjyer me “lirinë”, që e prodhon pabarazia e theksuar në trojet shqiptare, do të revoltohet aq shumë, sa të pyesë politikanët “brekë- grisur”, se ç’u duhet atyre demokracia…”, thotë Maloku për “Kosova Sot”

Ramadani: “Kjo klasë politike e ka humbur thuajse plotësisht legjitimitetin” Maloku e vë në dilemë të madhe dhe e sheh si mundësi edhe nevojën e rishqyrtimit të së ashtuquajturës dilemë “hamletiane” të viteve të kaluara se: A ia vlejti ta sakrifikojmë “barazinë” sociale dhe atë ekonomike për hir të “lirisë” së premtuar? Apo, duhet t’i rikthehemi “barazisë”, për ta fituar “lirinë”, e kjo sipas Malokut kërkon një analizë më të thellë dhe kompetente. Edhe analisti Adlum Ramadani konstaton se ndarja është aq e madhe në mes të popullit të varfër dhe politikës së pasur, saqë përfaqësimi i interesave të popullit nga një politikë e tillë është vetëm farsë sa për konsum ditor e përfitime të klientelave të oligarkëve politikë. “Kjo klasë politike e ka humbur thuajse plotësisht legjitimitetin e përfaqësimit të qytetarit. Duke legjitimuar krimin, në të vërtetë ata janë bërë përfaqësues të klientelizmit politik, duke zhvatur shtetin e pasuruar veten. Marrë parasysh kërkesat e vazhdueshme të qytetarëve, as 1/3 e tyre nuk ngritën për çështje diskutimi në parlament, që nënkupton se interesat politike janë më të rëndësishme se interesat e shoqërisë”, shprehet analisti Adlum Ramadani për “Kosova Sot”.