ARKATANA

Politikanët si pashallarët, e trajtojnë Kosovën si feud

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Politikanët e Kosovës, që e shijuan një grimë pushtet në periudhën e pasluftës, dikush më shumë e dikush më pak, pa dallim në pozitë apo opozitë, kanë filluar dhe po sillen tani sikur të ishin pashallarë të këtij vendi.

Ata dinë ta mashtrojnë në mënyrë perfide një masë qytetarësh, duke u përulur para qytetarëve gjersa marrin votën dhe në momentin kur marrin pushtetin, qoftë në nivel qendror apo lokal, sillen si pashallarë e sundimtarë. Analistët dhe njohësit e zhvillimeve politike në vend për gati dy dekada konsiderojnë se pa një ndëshkim meritor qytetar mbi këtë politikë sundimtare kjo klasë politike kurrë nuk do ta kuptojë se shteti u takon qytetarëve e jo pushtetarëve, për ta përdorur për qëllime zhvatje e klientelizëm.

Analistët konsiderojnë se politikanët e tillë, nëse nuk rikthehen te populli, duhet të ndëshkohen nga vota, në mënyrë që të tjerët pas tyre të edukohen më mirë dhe të sillen si qytetarë të barabartë me atë që ua jep votën. “Sjellja e paedukatë dhe pa përfillje e politikëbërësve ndaj qytetarit, i cili me votën e tij ndikon dhe jep kontribut për ngritjen e karrierës dhe figurës politike të individëve të caktuar, është një mendjemadhësi e padurueshme dhe shpërfillje e besimit qytetar që duhet të ndëshkohet herët apo vonë”, tha Ali Hertica për “Kosova Sot”.

Hidromorava

Demokracia rrëshqiti në anarki

Sipas Herticës, duhet ta dijë secili politikan se një shtet demokratik nuk mund të sillet sikur janë sjellë pashallarët në kohën e feudalizmit të vonshëm.”Mirëpo, në praktikën e politikëbërjes kosovare, për fat të keq, tek shumë figura politike kemi një sjellje të tillë devijante, ku personaliteti i tyre i ngritur përdoret kundër interesit të qytetarëve. Shpesh hasim edhe në lokale ku janë frekuentuesit kryesorë këta “pashallarët” dhe nuk lejohet prania e qytetarit të nivelit më të ulët për të pushuar, sepse aty rreth tij ka koka të rruara hajdutësh të tyre që këta politikanë të inkriminuar i mbajnë në mbrojtje, larg qytetarit. Kjo nuk është demokraci, është anarki dhe distancim nga besimi qytetar, prandaj është koha që pa vonesë të evidentohen dhe të ndëshkohen të gjithë këta “sundimtarë”, tha Hertica për “Kosova Sot”.

Gjykim po aq kritik ka edhe analisti Skënder Mulliqi. “Kosova nga këta sundimtarë politikë po konsiderohet më shumë si “gjah” sesa shtet, i cili ka nevojë të ndërtohet ashtu si duhet. Nuk po e drejtojnë timonin e shtetit mirë nga lakmia për të mira materiale dhe për të formuar shtet absolut. Gjithçka të mirë u premtuan qytetarëve në kohën e fushatave, e nuk i realizuan pas tyre as premtimet reale të dhëna. Përdorën gjuhën e manipulimit, mashtrimit dhe nënshtrimit të masës së gjerë. Menjëherë pas luftës krijuan atmosferë frike, një atmosferë mbytëse karshi qytetarëve, me krim të organizuar, fenomen ky i cili shumë i stopoi proceset e filluara demokratike në vend. Kjo elitë politike më shumë krijoi shtet dhe mirëqenie për vete dhe për ata që ishin afër tyre. Zhvaten, vodhën dhe plaçkitën në pafundësi pronën shoqërore. I shitën pronat siç thonë “për 5 para”, e përfituan nga to miliona euro. Këta pashallarë i shtrinë hajnitë dhe klientelizmin në çdo pore të jetës, duke filluar nga komunat e deri të organet drejtuese të shtetit. Edhe pse Evropa e Bashkuar, që është synim i shqiptarëve, është akoma larg me këtë garniturë politike në krye të shtetit”, tha Skënder Mulliqi për “Kosova Sot”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.