ARKATANA

Politikanët shurdhmemecë

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Nga Milaim Shefkiu – Një javë më parë, shqiptarët e Luginës së Preshevës e themeluan (formalisht) një Asociacion që mëton t’i bashkojë komunat shqiptare të mbetura nën administrimin e Serbisë (Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën), njëjtë sikurse “Zajednica” komunat serbe në Kosovë.

U bë shumë zhurmë nga vetë partitë politike atje, ndërsa u kritikua ashpër nga Qeveria e Serbisë, e cila i kërcënoi shqiptarët edhe me përdorim të forcës.

Nga Serbia pritej që të reflektojë diskurs dhune, kërcënim, madje edhe represion ndaj atyre që e kanë bërë dhe e kanë mbështetur këtë Asociacion. Por, shqetësuese mbetet fakti, se për Luginën nuk u lëshua asnjë zë, në Kosovë e Shqipëri, as për të mirë e as për të keq.

Madje në këto dy shtete që kanë përgjegjësi politike, morale e kombëtare për t’u dalë në mbrojtje shqiptarëve jashtë kornizave kufitare, nuk u tha asnjë fjalë e vetme. Nuk folën as në Qeveri të Kosovës e as të Shqipërisë, as nga presidenti, Bamir Topi, e as nga Atifete Jahjaga. Të gjitha institucionet në të dy shtetet, përfshirë opozitën, e kanë luajtur rolin e strucit, duke e futur kokën nën rërë, sikurse nuk ka ndodhur asgjë në komunitetin shqiptar të rajonit.

Më shumë lidershipin në Tiranë dhe në Prishtinë e ka brengosur çështja e refugjatëve nga Lindja e Mesme sesa çështja e shqiptarëve nën Serbi. Drama e refugjatëve afro-aziatikë natyrisht që është shqetësuese dhe e dhimbshme për njeriun si qenie humane, por çështja kombëtare tejkalon problemet globale.

Të drejtat e shqiptarëve nën administrimin e Vuçiqit e Daçiqit dhe shpërngulja për çdo ditë e tyre në drejtim të Kosovës besoj që e tejkalon tragjedinë e Aylan Kurdit nga Kubane.

Hidromorava

Këshilltarët shqiptarë të Preshevës dhe Bujanocit e bënë Asociacionin e Komunave Shqiptare si kundërpërgjigje ndaj Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë. Ideja ishte reciprociteti ndërmjet Luginës së Preshevës dhe Veriut të Kosovës, edhe pse të gjithë ata këshilltarë shqiptarë, që e nënshkruan themelimin e këtij Asociacioni, e dinë shumë mirë se kjo paralele nuk funksionon në praktikë.

Jo se serbët i takojnë popujve hyjnorë dhe duhet të kenë më shumë të drejta, por për faktin se e kanë një shtet të fuqishëm që i mbështet.

“Zajednicën” në Kosovë e ka mbështetur Bashkimi Evropian, e ka nënshkruar Prishtina dhe e ka garantuar Beogradi. Ndërsa Asociacioni i Shqiptarëve të Luginës, përveçqë nuk ka marrë mbështetje nga partia e Riza Halimit, e cila ka luajtur rolin e djallit, nuk ka marrë mbështetje as edhe morale nga kryeministrat, Edi Rama e Isa Mustafa. Madje, më shumë se e logjikshme është dashur një deklaratë nga kryeministri i Kosovës, i cili ka negociuar dhe e ka nënshkruar Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe në Bruksel.

Mustafa e di më mirë se të gjithë të tjerët se çka ka në substancë Asociacioni i Komunave Serbe dhe pse duhet ta kenë një të tillë edhe në Luginën e Preshevës. Por, një gjë që është e sigurt, ata nuk kanë guxim ta përmendnin Luginën e Preshevës e aq më pak të ngrehin paralele, sepse iu duket se po bëjnë “blasfemi”.

Në anën tjetër konsiderohet e papranueshme heshtja e kryeministri, Edi Rama. Ai disa muaj më parë, gjatë vizitës në Serbi vizitoi edhe Preshevën, ndërsa duke luajtur rolin e gardianit shqiptar tha se duhet të ketë reciprocitet ndërmjet Luginës dhe veriut të Kosovës. E tash kur u bë Asociacioni në Luginë, që erdhi si reagim reciprok ndaj Asociacionit në Kosovë, nuk foli sikur kjo të kishte ndodhur në Tibet. Ai ndoshta më shumë është marrë me ekspozitën personale në Munih sesa me përgjegjësitë që i ka për shqiptarët në Ballkan. Ky mosreagim ndaj Luginës tregon se sa “atdhetarë” janë qeveritarët shurdhmemecë në Prishtinë e Tiranë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.