ARKATANA

Politikanët serbë jo për fushatë në Kosovë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Peter Blomeyer, tha se politikanët serbë mund të vijnë në Kosovë për të inkurajuar serbët që të dalin në zgjedhje dhe jo për fushata elektorale. Ai i bëri këto komente para studentëve të Kolegji ISPE, i cili organizoi ligjëratën me temë “Zgjedhjet në Gjermani dhe ndikimi në Ballkan”.

Ambasadori Gjerman në Prishtinë, Peter Blomeyer, tha se vizita e kryeministrit të Serbisë Ivica Daçiq në Kosovë për qëllime të fushatës elektorale, duhet të diskutohet në Bruksel. Të gjitha kërkesat që ndoshta do të vijnë në të ardhmen duhet të trajtohen në bazë të rregullave ekzistuese, tha Blomajer, duke këshilluar që ky problem të mos zmadhohet.

“Unë do të këshilloja që të mos ekzagjerohet ky problem. Në përgjithësi unë besoj se do të ishte mirë që politikanët serbë të vijnë në Kosovë të inkurajojnë qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhje, mirëpo duhet ta ndalin veten që të marrin pjesë në fushata zgjedhore”, tha ambasadori Blomeyer.

FIDANISHTJA

Blomajer theksoi se nuk duhet të shndërrohen të gjitha gjërat në probleme etnike, duke shtuar se nuk duhet të ndahen në mënyrë etnike por në mënyra të tjera, transmeton rtk.

“Etniciteti nuk është kriter i mirë për politikë dhe as gjyqësi. Ky rajon ka një rrugë të gjatë për të krijuar pikëpamje të tjera. Unë kam një vizion p.sh që ekologët shqiptarë dhe ata serbë të krijojnë një parti të gjelbër apo të kemi liberalët shqiptaro-serbë. Ne duhet të luftojmë për qëllime politike dhe jo për etnicitet” , tha ai.

Në ligjëratën para studentëve të kolegjit ISPE, ambasadori gjerman Blomeyer, theksoi se lëvizjet të cilat nuk respektojnë sistemin ekzistues të qeverisë dhe mundohen të veprojnë jashtë atij sistemi, janë të rrezikshme. Ndërkohë, ai foli për historikun e zgjedhjeve në Gjermani, si dhe për sistemet qeverisëse gjermane në periudhave të ndryshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.