Politikanët pas interesit personal, jo të Kosovës
Ambasadori i Holandës në Kosovë,Robert Bosch, shprehet i habitur se si politikanët vendorë deri më tani më shumë e kanë shikuar interesin personal sesa, siç thotë ai, interesin e Kosovës. Sipas Bosch, mentaliteti i përgjithshëm këtu është se të gjithë dëshirojnë shumë shpejt të pasurohen dhe nuk mendojnë një qëllim të tillë ta arrijnë në aspekt afatgjatë.
Këto komente Bosch i ka bërë gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri”, ku ka folur edhe për krijimin e Gjykatës Speciale, e cila, sipas tij, nuk është kundër UÇK-së. “Janë aq shumë akuza dhe kundërakuza për krime lufte dhe cilado duhet t’i vijë fundi.

