Fundamenti

Politikanët në Olimpiadë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Sportistët e Kosovës, përveç Majlinda Kelmendit, do t’i ndjekin Lojërat Olimpike përmes televizorit. Por kështu nuk do të veprojnë edhe politikanët.

Të premten, në Londër pritet të jenë të pranishëm presidentja Jahjaga dhe kryeministri Thaçi, si pjesë e delegacioneve shtetërore që marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së lojërave.

Dy udhëheqësit e Shtetit kanë marrë ftesë nga Sekretari i Britanisë së Madhe, William Hague. Burime të “Expressit” thonë se, ka gjasë, që ata të takohen edhe me kryeministrin britanik, David Cameron.

ARKATANA

Bashkë me delegacionet shtetërore të më shumë se dyqind shteteve, udhëheqësit e Kosovës do të marrin pjesë për herë të parë në ceremoninë zyrtare të ngjarjes më të madhe sportive në planet, që organizohet të premten.

Burime ndërkombëtare i kanë thënë gazetës “Express” se Presidentja dhe Kryeministri kanë marrë ftesë nga Sekretari i Britanisë së Madhe, William Hague për të marrë pjesë si delegacion shtetëror i Kosovës, në hapjen e Olimpiadës.

“Delegacioni i Kosovës do të jetë i barabartë, sikur delegacionet e të gjitha shteteve të botës”, ka thënë një diplomat britanik, në kushte anonimiteti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.