United Hospital

Politikanët ndërtuan piramidën e krimit

/ 2 minuta lexim
HW

Pastrimi i parave të pista pas luftës. Bizneset oligarkike pas skemave të dyshimta.

“Sabotimi nuk është bërë rastësisht, është pjesë e zbatimit të programit që u mundëson krerëve politike të ndërtojnë skema, sisteme dhe piramida që u nevojiten për të mundësuar pasurimin me para të pista në njërën anë dhe në anën tjetër t’u sigurojë pandëshkueshmëri ligjore”, thekson analisti Xhevat Meha. Sipas tij, shumica e krerëve politikë janë të njëjtë nga përfundimi i luftës dhe e mbrojnë njëri-tjetrin

Analistë të ekonomisë, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësues të shoqërisë civile, thonë se piramida e politikanëve me para të pista është ndërtuar fillimisht në gjirin e partive, për të vazhduar me institucione. Sipas tyre, edhe nuk duhet që të çuditemi se përse Prokuroria e Shtetit nuk po ndërmerr diçka kundër këtij fenomeni.

ARKATANA

Deputeti Pal Lekaj thotë se të gjitha të këqijat e vendit, pra edhe krijimi i skemave të piramidave për pastrimin e parave të pista, burojnë nga krerët më të lartë të shtetit tonë që nga paslufta dhe deri më sot. “Pa fije dyshimi politikanët tanë, përkatë- sisht pushtetarët tanë të pasluftës, së bashku me një numër të ndërkombë- tarëve që i kanë joshur, janë kreatorët e të gjitha të këqijave që i kanë ndodhur Kosovës pas lufte”, thotë ai.

Sipas deputetit Lekaj, një fije shprese se do të ketë lëvizje e ngjallin reagimet e ditëve të fundit të ambasadorit amerikan dhe atij britanik./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.