UBT

Politikanët mafiozë po e falimentojnë “Trepçen”, që ta blejnë vetë

/ 9 minuta lexim
RCCOLA

Analistë të ekonomisë dhe drejtues të tashmë të Sindikatës dhe udhëheqës të dikurshëm të këtij kombinati, por edhe deputetë të opozitës vlerësojnë se kombinati “Trepça”, njëjtë si PTKja, u përdor vetëm për të pasuruar njerëzit e politikës, e cila krijoi menaxhmentin vazhdimisht për t’u shërbyer pushtetarëve.

“Dikush nga falimentimi i ‘Trepçës’ përfiton, e në këtë rast dihet se i kujt është interesi. Fatkeqësisht, disa politikanë punojnë që ta privatizojnë ‘Trepçën’, e në këtë rast punëtorët bartin pasojat, të cilët kanë dhënë kontributin më të madh për zhvillimin e ‘Trepçës'”, u shpreh lideri i Sindikatave të kombinatit “Trepça”, Shyqyri Sadiku, për gazetën “Kosova Sot” .

Analistë të ekonomisë dhe drejtues të tashmë të Sindikatës dhe udhëheqës të dikurshëm të këtij kombinati, por edhe deputetë të opozitës vlerësojnë se kombinati “Trepça”, njëjtë si PTKja, u përdor vetëm për të pasuruar njerëzit e politikës, e cila krijoi menaxhmentin vazhdimisht për t’u shërbyer pushtetarëve.

Sipas tyre, kjo edhe është arsyeja se përse “Trepça” e ka këtë nivel aq të ulët të prodhimit, ndërsa u shkatërruan asetet shtetërore e publike. Por, drejtuesit e ndërmarrjes mohojnë se ka krizë. Ushtruesi i tashëm i postit të drejtorit të kombinatit,” Trepça”, Miftar Hyseni, për gazetën “Kosova Sot”, thotë se tashmë është bërë një Ligj për Kombinatin “Trepça”, është emëruar edhe një bord mbikëqyrës dhe është duke u punuar për ta përfunduar Draft-statutin e kombinatit “Trepça- SHA” dhe më pastaj do të zgjidhet Bordit menaxhues dhe do të fillojë etapa zhvillimore e “Trepçës SHA”. “Kjo është përgjegjësi e shtetit, përkatësisht Qeverisë si aksionari kryesor. Ndaj, në kombinatin ‘Trepça’ ende nuk ka ndodhur asgjë dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë më tutje. Kjo, ngase në kombinatin ‘Trepça’ problemet janë shumë komplekse dhe ato duhen të zgjidhen vetëm me dialog dhe duke respektuar ligjin dhe jo me vendime të njëanshme”, u shpreh ai.

Dallaveret me menaxhmentin

Ndërsa, lideri i Sindikatave të kombinatit “Trepça”, Shyqyri Sadiku, për gazetën “Kosova Sot”, thotë se nuk ka dyshim se kombinati “Trepça” është përdorur dhe po përdoret njëjtë si PTK-ja nga politika, e cila ka krijuar Bord dhe menaxhment politik për t’iu shërbyer pushtetarëve dhe për ta çuar drejt falimentimit. “Dikush nga falimentimi i ‘Trepçës’ përfiton, e në këtë rast dihet se i kujt është interesi. Fatkeqësisht, disa politikanë punojnë që ta privatizojnë ‘Trepçën’, e në këtë rast punëtorët bartin pasojat, të cilët kanë dhënë kontributin më të madh për zhvillimin e ‘Trepçës'”, u shpreh ai. “Asetet e ‘Trepçës’ disa janë privatizuar nga AKP-ja dhe disa janë shkatërruar nga ‘shqiptarët e ndershëm’. Prodhimi është në nivel shumë të ulët për shumë arsye, e disa po i cek; mungesa e fuqisë punëtore si dhe moszgjidhja e problemeve sociale të minatorëve, të cilët janë të detyruar që të punojnë në minierë deri në moshën 65- vjeçare pa sigurim shëndetësor, pa ligje të veçanta, pa kushte të mirëfillta për punë etj. Por, edhe arsyeja tjetër është keqmenaxhimi, keqpërdorimi, korrupsioni dhe nepotizmi, e kjo e keqe e ka kapluar këtë ndërmarrje me vite të tëra, ku çdo herë ka qenë menaxhmenti politik”, vlerësoi ai. “Vetëm këtë detaj po ua jap, që nga viti 2009 deri në vitin 2013 prodhimi në ‘Trepçë’ është rritur për 100 për qind, ku ka qenë një menaxhment, i cili ka pasur një vizion për zhvillim. Por, ne po dyshojmë që me fillimin e mirë të rritjes së prodhimit dikujt nuk i konvenoi kjo gjendje dhe e ndërruan komplet menaxhmentin e ‘Trepçës’. Në vitin 2013 u caktua një menaxhment tjetër, ku ka qenë politik dhe ka krijuar monopol në këtë ndërmarrje, ku ka filluar rënia e prodhimit po nga ky vit. Vetëm këto të dhëna po t’i jap, viti 2017, krahasim me vitin 2016, kemi pasur rënie të prodhimit për 27.27 për qind, ndërsa viti 2018 për 9 muaj janë prodhuar më pak për 22.22 për qind krahasim me vitin 2017, ku për dy vjetët e fundit kemi rënie të prodhimit diku për 50 për qind dhe të gjitha institucionet e Kosovës janë të njoftuara me këtë situatë dhe askush nuk e merr asnjë masë në këtë drejtim”, shpjegoi më tutje Sadiku.

Zhvatje pa fund

Ish-drejtuesi i kombinatit “Trepça” në vitet e ’90-ta Burhan Kavaja, për gazetën “Kosova Sot”, thotë se kombinati ” Trepça” ishte një gjigant me rëndësi, që kishte 18-20 për qind të BPV-së dhe kishte një pasuri miliardëshe, por pas çlirimit u vazhdua me avazin e regjimit të Milosheviqit për shfrytëzim personal dhe keqpërdorim të kombinatit. “Ka qenë dashur që kombinatit t’i jepej një moratorium dyvjeçar për zbulim të rezervave dhe që të krijohet një bazë e mirë për prodhim të mëtejmë. Por, kjo nuk u bë dhe aty filluan zhvatjet dhe vetëm zhvatjet deri në pafund,prandaj fondet dhe pasuria u keqpërdorën nga pushtetarët dhe menaxhmentet e pasluftës”, u shpreh ai. “Duhet shikuar veriun e ‘Trepçën’, ku atje u ruajtën objektet, pasuritë, e u konservuan një pjesë e tyre, disa u rinovuan nga pajisjet, e madje disa sish edhe u konservuan, kurse tek ne ‘Trepça’ shkoi në degradim total. Masat ka qenë dashur që t’i ndërmarrë Qeveria, por qëllimisht e degraduan ‘Trepçën’, por edhe e shfrytëzuan së tepërmi”, vijoi më tej Kavaja. Sipas tij, që e keqja të jetë më e madhe, madje u morën para edhe nga Qeveria e Kosovës, në vend se të jetë e kundërta, kurse kjo u bë në mënyrë që t’i zhvatin këto para. “Me të gjitha këto vështirësi, ‘Trepça’ mund të shpëtojë nga falimentimi, mirëpo fillimisht duhet që ekspertët ta përgatisin planin e veprimit, por fillimisht nevojitet një moratorium dyvjeçar, ndërsa për menaxhmentin aktual nuk dua që të flasë, por deri më tash nuk po shihet diçka të mirë që kanë bërë”, ka thënë Kavaja.

Të gjitha qeveritë dështuan

Uji Dea

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga tabori i opozitës Salih Salihu (PSD),për gazetën “Kosova Sot”, thotë se nuk ka asnjë fije dyshimi se edhe kombinatin “Trepça”, njëjtë sikurse edhe PTK-ja, nga të gjitha klikat e sundimtarëve tanë të pasluftës dhe drejtuesit e saj u përdorën vetëm për të pasuruar njerëzit e politikës, e cila krijoi menaxhmentin vazhdimisht për t’u shërbyer pushtetarëve. “Andaj, e tëra kjo bëri që kombinati ‘Trepça’ të ketë nivel aq të ulët të prodhimit, duke e sjellë këtë gjigant të dikurshëm buzë shkatërrimit e falimentimit, ndonëse si dihet botërisht ‘Trepça’ dikur ishte aseti më i vlefshëm shtetëror i vendit”, u shpreh ai. “Nga indiferenca e pushtetarëve tanë ky aset publik sikur u shkatërrua qëllimshëm nga ana e politikës ditore dhe e pushtetarëve, ngase deri më sot, për fatin e keq, kushdo nga ata që merrej me menaxhimin e këtij gjigandi shikonte vetëm interesat e veta dhe klaneve të partive që delegoheshin për menaxhimin e këtij kombinati. Kjo, ngase asnjë masë konkrete nuk u ndërmor për ta rimëkëmbur këtë ndërmarrje që dikur jo moti deri para lufte ishte tejet profitabile, e sot ka rënë në fund të pusit”, vlerësoi Salihu . Ai thekson se ishin të gjitha qeveritë e kaluara, por edhe kjo e tashmja, fajtorët që e kanë sjellë buzë falimentimit kombinatin “Trepça”, që me keqpërdorimet, nepotizmin, korrupsionin dhe emërimet politike po i bënë nëpër borde, përfshirë edhe këtë kombinat, por edhe PTK-në. Sipas tij, gjigantit “Trepça” nuk i ndihmoi fare as miratimi i Ligjit për ‘Trepçën’, kurse veç saj, e keqja është se ende nuk është miratuar Draft-Statuti i kombinatit “Trepça”, që po kundërshtohet nga Sindikata e kombinatit.

PUNËTORËT U HARRUAN

Analisti i ekonomisë Dardan Grapci, për “Kosova Sot”, tha se “Trepça” si ndërmarrje publike është dashur të ndihmohet nga Qeveria e Kosovës, e jo të lihet anash. “Kjo edhe e ka sjellë këtë kompani në këtë pozitë dhe kjo ndërmarrje po rrezikohet nga mbyllja e përhershme”, u shpreh ai. Sipas tij, që nga pas lufta e deri më tash ishin qeveritë e inkriminuara që si duket nuk menduan aspak për punëtorët që punojnë në kombinatin “Trepça”, duke e ditur që atyre punëtorëve po u rrezikohet jeta nga i nxehti, por edhe nga shembja e tuneleve gjatë nxjerrjes së xeheve.

SHUMË VJET TË HUMBUR

“Problemet në kombinatin ‘Trepça’ nuk zgjidhen brenda natës, ngase që shumë vjet këtu është punuar mbrapsht, që nga viti 1989, dhe për ndryshime pozitive duhet kohë më e gjatë për ta kthyer këtë gjigant në rrugë të mbarë. Por, për ta bërë këtë duhet kohë, vullnet, qasje shumë serioze e të gjithëve dhe normalisht edhe para”, u shpreh Miftar Hyseni për “Kosova Sot”.

SINDIKATA PËRPLASET ME BORDIN

“Kjo papërgjegjësi totale dikujt po i konvenon, e në këtë rast më së shumti politikës, e cila po i cakton edhe Bordin dhe menaxhmentin politik dhe të padijshëm për ta zhvilluar këtë gjigant ekonomik. Sindikata ka reaguar për këtë gjendje që është krijuar në ‘Trepçë’, ku kemi mospajtime të thella në Bordin mbikëqyrës të ‘Trepçës’ për shumë çështje për të ardhmen e zhvillimit ekonomik të ‘Trepçës’, pasi në shumë raste Sindikatën e quajnë kriminele dhe mafioze, për të vetëm arsye që ne po e mbrojmë ‘Trepçën’ nga Bordi politik dhe i padijshëm”, tha Shyqyri Sadiku për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)