ARKATANA

Politikanët i tremben referendumit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Qytetarët të privuar nga e drejta e tyre kushtetuese. Me ligj, ende nuk lejohet të shprehet vullneti popullor për çështje të rëndësishme.

Deputetë dhe analistë vlerësojnë se frika e të inkriminuarve të politikës po bën që të mos lejohet organizimi i referendumeve për tema të ndjeshme, siç janë Asociacioni, Demarkacioni etj.

Asnjë nga qeveritë pas pavarësisë së Kosovës nuk e ka nxjerrë në planin legjislativ hartimin e Ligjit për referendumin, e drejtë e garantuar me nenin 139 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

ARKATANA

Fakti që politika e inkriminuar mbikëqyr dhe dirigjon vetë edhe përbërjen e Kuvendit të Kosovës, shumica qeverisëse është edhe një arsye shtesë pse deri më tani nuk ka pasur as nisma parlamentare për ta bërë Ligjin për referendumin.

Deputetë, qoftë nga pozita dhe opozita, theksojnë se kjo zbrazësi ligjore është lënë qëllimshëm, në mënyrë që të anashkalohet vullneti qytetar i garantuar me Kushtetutë në procesin vendimmarrës, sidomos për çështjet që janë të një rëndësie të veçantë, sikur është tani situata me marrëveshjet e fundit në Bruksel, kundër të cilëve qytetarët po japin firmën e tyre në peticionin e organizuar nga opozita.

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, është tepër i sigurt që frika e politikës për t’i nxjerrë çështjet e mëdha për shtetin, që vendosen përmes referendumit popullor, është arsyeja e vetme pse është anashkaluar deri më tani bërja e një ligji të tillë./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.