Politikanët e tërhequr

Nga gara zgjedhore e 6 tetorit janë tërhequr vullnetarisht ose janë detyruar të tërhiqen disa politikanë nga shumë subjekte politike në Kosovë. Për arsye të ndryshme figura të rëndësishme të partive, por edhe ish-deputetë nuk do të jenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në legjislaturën e ardhshme, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’.

Për zgjedhjet e parakohshme, që do të mbahen më 6 tetor, të gjitha subjektet politike në vend i kanë bërë gati listat e kandidatëve që do të garojnë për deputetë.

Mirëpo në këto lista mungojnë shumë figura kyçe të partive, të cilat për qejf ose zor janë tërhequr nga gara zgjedhore.

Disa për arsye personale, disa për shkak të vendimeve të partisë e disa të tjerë për shkak të akuzave për “Korrupsion” e vepra të tjera, nuk do ta kenë mundësinë e marrjes së mandatit të deputetit në zgjedhjet e ardhshme, shkruan më tutje Gazeta ‘Zëri’.

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit jashtë listës së kandidatëve për deputetë i ka lënë disa figura të rëndësishme të partisë duke përfshirë këtu kryetarin Isa Mustafën, ish-kryetarin Fatmir Sejdiun dhe familjarë të kryetarit të parë të kësaj partie, njëherësh edhe themeluesit të LDK-së Ibrahim Rugovës.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).