Mobi Casa

Politikanët e shantazhuar ia hapën Serbisë derën për në BE

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Dialogu Prishtinë-Beograd solli autonominë serbe brenda Kosovës. Berisha: Dialogu po e degjeneron Republikën

“Qeveria e Kosovës në kundërshtim me parimin themelor të së drejtës ndërkombëtare publike – reciprocitetin, gjatë negociatave bilaterale kosovaro-serbe, në disfavorin e vendit tonë pranoi me inferioritet dhe zhvilloi bisedime në kushtet virtualisht të diktuara nga pala serbe, me premisën se shteti serb Kosovën e trajton pjesë integrale të veten, dhe se Republikën e Kosovës nuk e pranon për shtet”, thotë eksperti Riza Smaka

FIDANISHTJA

Dialogu rreth 4-vjeçar, i filluar me ndërmjetësimin e BE-së në mes të Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, dhe rezultatet e fundit të kurorëzuara më 25 gusht të këtij viti, vetëm sa kanë argumentuar shqetësimin e hershëm të ngritur nga njohës të rrethanave politike, se nga ky dialog përfituese do të dalë vetëm pala serbe. De fakto dialogu me Serbinë u imponua vetëm për t’ia lehtësuar rrugën e integrimeve të këtij shteti në BE, sikur edhe për t’i mundë- suar këtij shteti që të ketë ndikimin e vet dominant në zhvillimet brenda Kosovës, duke e rehatuar sipas interesit të vet shtetëror edhe pakicën serbe, madje jo vetëm në veri. Kjo mundësohet me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke ia bashkangjitur atyre edhe të gjitha komunat e tjera, pra ato enklavat me shumicë serbe me një “hartë leopardi”, duke i ngritur ata përtej nivelit të komunave me emërtimin “Bashkësia e komunave me shumice serbe, si një “mini shtet” në shtetin e vogël të Kosovës./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.