UBT

Politikanët e rinj të Erdoganit, mysafirë në selinë e BIPBM-së

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Të premten e 9 shkurtit, një delegacion nga Turqia, përfaqësues të AK Parti të presidentit Erdogan, patën kënaqësinë të takohen në selinë e Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), të cilët në mënyrë vëllazërore i priti Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi dhe stafi i tij drejtues, i këtij institucioni të lartë fetar.

Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja për së afërmi për zhvillimet politike, kulturore e fetare, në vend dhe rajon, si dhe mundësitë e ngritjes së bashkëpunimit të ndërsjellë në mes rinisë turke dhe asaj shqiptare në Luginë të Preshevës.

UBT

Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, i cili njëherit është edhe z/reis i Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbise, gjatë këtij takimi u shpreh falënderues për popullin turk dhe krerët e tij institucional, për kujdesin që po tregojnë dhe për ndihmën, të cilën po e ofrojnë për ta zhvilluar Luginën e Preshevës, në të gjitha sferat e veprimtarisë njerëzore.

Jetapress, bënë të ditur se pjesë e delegacionit nga Turqia ishin: İskender Karakaya- nënkryetar i rinisë së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim AK – Parti, njëherit kryetar për marrëdhënie me jashtë, pastaj Enes Yaylacı, anëtar i kryesisë së rinisë së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, anëtar i kryesisë së rinisë së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim dhe shef i kabinetit të Kryeministrit, të gjithë udhëheqës të kësaj partie të drejtuar nga presidenti turk Rexhep Taip Erdogan./jetapress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.