ARKATANA

Politikanët e papërgjegjshëm lënë në geto kosovarët

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Sjellja skajshmërisht e papërgjegjshme e klasës politike të Kosovës, duke mos gjetur konsensus politik për t’u dhënë zgjidhje dy kritereve të fundit që mbajnë peng liberalizimin e vizave për kosovarët, Demarkacioni dhe korrupsioni, sipas analistëve politikë, duhet ta bëjnë të ndihet tepër përgjegjëse klasa politike dhe të marrë ndëshkimin më të madh nga qytetarët e këtij vendi.

LIBERALIZIMI, I LARGËT ME KËTË KASTË PUSHTETARËSH

“Natyrisht që fare pak brengoset elita politika e tanishme, përfshirë këtu edhe opozitën, meqë tani për tani ata udhëtojnë me lehtësime dhe pasaporta zyrtare, derisa qytetarët po i mbajnë pasojat direkt”, tha Ariana Qosaj-Mustafa për “Kosova Sot”

Kjo klasë politike mendon veç qysh të vijë në pushtet për të keqpërdorur shtetin dhe buxhetin

Sjellja skajshmërisht e papërgjegjshme e klasës politike të Kosovës, duke mos gjetur konsensus politik për t’u dhënë zgjidhje dy kritereve të fundit që mbajnë peng liberalizimin e vizave për kosovarët, Demarkacioni dhe korrupsioni, sipas analistëve politikë, duhet ta bëjnë të ndihet tepër përgjegjëse klasa politike dhe të marrë ndëshkimin më të madh nga qytetarët e këtij vendi. Tani edhe qytetarët e Gjeorgjisë nga kjo javë lëvizin pa viza e më parë këtë të drejtë e fituan edhe qytetarët e Ukrainës, derisa në Evropë të vetmit që nuk udhëtojnë pa viza janë kosovarët, turqit dhe rusët. Mosluftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar e ka minuar edhe besimin e qytetarëve ndaj këtij pushteti dhe ndaj kësaj klase politike mashtruese, gënjeshtare e të tejkorruptuar.

Fundamenti

Ish- kreu i AKK-së, Hasan Preteni thotë se përgjegjësia e politikës ekziston madje e pandëshkuar, pasi Kosova akoma nuk ka qytetari aktive për ndryshime. “Definitivisht, nuk kemi qytetari aktive, po si durohet ky pushtet, edhe Rumania nuk po na shërben si model, politikanë të korruptuar dhe të shantazhuar, prokurorë jo të pavarur, të lidhur me biznes, mandate të përhershme, paga të dinjitetshme dhe shumë vende të punës. Nuk ka aktakuza të fuqishme për të ndjekur “peshqit e mëdhenj” ku duhet hyrë më thellë në ujë. Këta frikësohen nga uji e mos të flasim për hyrjen në thellësi. Që 17 vjet shtet e që 9 vjet pavarësi kurrë nuk është ftuar prokurori në Kuvend”, u shpreh Preteni.

Fajtorë liderët

Ariana QosajMustafa, nga Instituti KIPRED, thotë se pesha kryesore e barrës së fajësisë është në lidershipin politik e qeverisës të vendit. “Kjo definitivisht qëndron. E para, ata duhet të ndjejnë përgjegjësi për shkak se kanë lejuar që çështja e Demarkacionit me një shtet, në këtë rast me Malin e Zi, të hyjë si pjesë e udhërrëfyesit për viza dhe kërkesave në start të disfavorshme për palën kosovare. Nëse një proces me Bashkimin Evropian duhet të varet nga Demarkacioni me shtetin tjetër, i cili vetëm ka lëvizjen e lirë, si në rastin e Malit të Zi, edhe fuqia jonë negociuese zbehet që në start. E dyta, kanë përgjegjësi për një proces jotransparent dhe të udhëhequr në mënyrë të mbyllur, pa pjesë- marrjen e opozitës dhe shoqërisë civile”, është shprehur ajo. “Një qasje komplet jotransparente dhe llogaridhënëse deri në momentin kur u nënshkrua marrëveshja, nuk pati asnjë komunikim me qytetarët. Andaj, çështja edhe aq shumë është politizuar rreth Demarkacionit. Natyrisht që fare pak brengoset elita politika e tanishme, përfshirë këtu edhe opozitën, meqë tani për tani ata udhëtojnë me lehtësime dhe pasaporta zyrtare, derisa qytetarët po i mbajnë pasojat direkt”, tha Qosaj- Mustafa për “Kosova Sot”.

Politika e kacafytjeve

Eksperti i së drejtës, Blerim Burjani pohon se përgjegjësia është edhe e pozitës dhe opozitës, sepse nuk kanë vullnet për të përkrahur qytetarët e shtetit. Qeverisja e dështuar tash e shumë vite, jogatishmëria për të luftuar korrupsionit, dhe të gjitha këto janë tema për të cilat BE-ja ka kushtëzuar Kosovën dhe nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga kushtet e vëna. “Përderisa Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës nuk po e kryejnë punën e tyre, pra që të përkrahin qytetarët, përderisa kjo pozitë dhe opozitë kacafytet për pushtet dhe kur duhet shkuar në zgjedhje s’ka gjë prej realizmit të interesave të qytetarëve, kjo klasë politike mendon veç qysh të vijë në pushtet për të keqpërdorur shtetin dhe buxhetin. Këta i kanë harruar plotësisht interesat e qytetarëve dhe askush nuk merret me interesin tyre”, tha Burjani. “Kur Gjeorgjia deri dje ka qenë jashtë interesimit për BE-në vjen e i lejohet liria e lëvizjes, e Kosova që ka 17 vjet që punon për integrime evropiane kjo nuk duket të jetë e drejtë. Sidoqoftë, kosovarët kanë vazhduar të jenë optimistë dhe punojnë për BE-në dhe e shohin veten në BE”, u shpreh Blerim Burjani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.