UBT

Politikanët e këqij na mbajnë nën “embargo”

/ 7 minuta lexim
Mobi Casa

Dështimi i klasës politike në krijimin e një shteti të ri dhe stabil, edhe 8 vjet që nga shpallja e pavarësisë nga protektorati ndërkombëtar i OKB-së, sipas analistëve politikë, është dëshmia më e mirë që flet se kjo klasë është duke e degraduar vendin dhe duke e dërguar drejt një izolimi të plotë edhe në planin ndërkombëtar. Interesin e shtetit të Kosovës, sipas njohësve të këtyre zhvillimeve, e ka dëmtuar shumë, sidomos bllokada e krijuar në Kuvend dhe në institucionet e larta të shtetit, që ka ndikuar t’i bëjë qytetarët e varfër të këtij shteti krejtësisht të pashpresë.

Zeqa: Përgjegjës për këtë gjendje janë pozitë e opozitë, shoqëri civile dhe qytetarë.

“Qasja aktuale politike jo vetëm se po e izolon Kosovën, por po paraqet edhe një kërcënim serioz për procesin shtetndërtues, duke krijuar kështu mundësinë për kriza serioze të brendshme politike, ashtu siç edhe është dëshmuar tash e 2 vjet me bllokada parlamentare. Përgjegjësinë nacionale pa dyshim se do ta mbajnë krerët e shtetit, të cilët herët apo vonë do të ndëshkohen edhe nga drejtësia, por edhe nga qytetari”, thotë analisti Adlum Ramadan, shkruan sot Gazeta Kosova Sot

Dështimi i klasës politike në krijimin e një shteti të ri dhe stabil, edhe 8 vjet që nga shpallja e pavarësisë nga protektorati ndërkombëtar i OKB-së, sipas analistëve politikë, është dëshmia më e mirë që flet se kjo klasë është duke e degraduar vendin dhe duke e dërguar drejt një izolimi të plotë edhe në planin ndërkombëtar. Interesin e shtetit të Kosovës, sipas njohësve të këtyre zhvillimeve, e ka dëmtuar shumë, sidomos bllokada e krijuar në Kuvend dhe në institucionet e larta të shtetit, që ka ndikuar t’i bëjë qytetarët e varfër të këtij shteti krejtësisht të pashpresë.

Tani kësaj zymtësie i shtohet edhe kriza në BE, ajo e Brexit-it, atëherë mundësia e rritjes së rrezikimit të vendit nga një izolim shtesë mund të vijë edhe nga jashtë, për shkak se Kosova po humb edhe një mbështetës të madh brenda BE-së. “Izolimi dhe mbajtja nën “embargo” e Kosovës, në radhë të parë vjen si rezultat i një lidershipi të dështuar, i një klase të papërgjegjshme dhe një shoqërie civile të heshtur dhe përgjumur. Është e vërtetë se bllokadat artificiale e krijuar në Kuvend dhe institucione i ka bërë të pashpresë qytetarët, por akoma më të pashpresë i ka bërë koalicioni qeverisës në njërën anë dhe në tjetrën çakordimi i opozitës, dikur të bashkuar kosovare’, u shpreh analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot”.

Uji Dea

Zeqa: Kosova po vendnumëron

Zeqa ka pohuar se edhe zhvillimet në BE to ta ngarkojnë situatën në Kosovë, por ajo ngarkesë nuk do të jetë aq e madhe dhe e dëmshme sa vetë zhgënjimi qytetar që vjen brendapërbrenda si shkak i klasës së papërgjegjshme politike. “Dalja e Britanisë nga BE-ja mbase edhe mund ta zgjasë krizën dhe izolimin e Kosovës, mirëpo problemi madhor qëndron tek fakti se populli i Kosovës më shumë është duke humbur shkaku i kësaj klase të konsumuar, korruptuar dhe shantazhuar skajshmërisht, sesa nga humbja apo përfitimi i një mbështetësi të ri brenda BE-së. Për vendnumërimin e Kosovës, krizën politike dhe ekonomike, bllokadat dhe post-bllokadat, korrupsionin, krimin e organizuar dhe përhapjen e shumë dukurive negative, përgjegjësia është kolektive, përgjegjës janë e gjithë klasa politike pa dallim, pushtet dhe opozitë, shoqëri civile dhe popullata me heshtjen e gjatë dhe të pambarim…thënë ndryshe fajtor jemi të gjithë”, thotë Zeqa.

Sipas tij, të gjithë kanë pasur mundësi të bëjnë më shumë për vendin në këto 17 vite, por në vend që të ndërmarrin iniciativa të shëndosha, janë mjaftuar duke fajësuar njëri-tjetrin për dështimet e njëpasnjëshme në politikëbërjen dhe shtet ndërtimin e vendit tonë. “Largimi i menjëhershëm nga mendjet tona i paragjykimeve, tendencave dhe prapaskenave kundër njëri-tjetrit, do të na çlirojë më shpejtë nga “gogoli” i fajësisë kolektive. Ka ardhur momenti për të thyer skemat dhe mitet e vendosura nga e kaluara, për t’u zgjuar nga ëndrrat e këqija, ku lugetërit aktualë të politikës kosovare, të mbajturit peng nga forcat e fshehta të organizatave ndërkombëtare,të cilët, duke ëndërruar shpëtimin e pasurisë së tyre, e thonë sloganin nën mashtrim: “Bashkimi Evropian është objektivi ynë, vizioni ynë!”, për të mbajtur sa më gjatë nën iluzione popullatën me shpresa të humbura dhe zemra të thyera nga dështimet dhe mashtrimet e njëpasnjëshme të tyre”, thotë analisti Zeqa për gazetën.

Ramadani: Kjo klasë politike është e tejkonsumuar Vlerësim të ngjashëm të situatës ka edhe njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare Adlum Ramadani. “Qasja aktuale politike jo vetëm se po e izolon Kosovën, por po paraqet edhe një kërcënim serioz për procesin shtet-ndërtues, duke krijuar kështu mundësinë për kriza serioze të brendshme politike, ashtu siç edhe është dëshmuar tash e 2 vite me bllokada parlamentare. Përgjegjësinë nacionale pa dyshim se do ta mbajnë krerët e shtetit, të cilët herët apo vonë do të ndëshkohen edhe nga drejtësia por edhe nga qytetari, i cili veçse ka filluar të hapë kapitullin e procesit të vetëdijesimit në politikë, duke marrë parasysh se deri vonë kanë qenë thjesht kukull e procesit të vendimmarrjes. Tashmë qartazi është shfaqur nevoja e ndryshimit të kësaj klase të konsumuar me gjeneratat e reja, ambiciet dhe vullneti, i të cilëve mund t’i hapë derën e fundit të mbyllur shtetit më të ri në Evropë”, thotë Adlum Ramadani për “Kosova Sot”.

E politologu Faik Krasniqi konsideron se pikësëpari përgjegjësia është kolektive e më pastaj vjen edhe ajo individuale. Sipas Krasniqit, ne si shoqëri jemi e dështuar, prandaj kemi një klasë politikë të tillë, e dështuar, joserioze dhe kriminale. Sipas tij, kjo klasë politike nuk e ka hallin që Kosova vazhdon të ngelet e izoluar. “Ata me vetëdije e kanë bërë një gjë tillë, sepse kështu iu leverdis kriminelëve dhe diktatorëve. Populli sa më shumë të jetë i izoluar, atyre u zgjatet sa më shumë jeta në pushtet. Por, për këtë izolim, varfëri dhe dëmet e shkaktuara nga këta horra të politikës, fajin e kanë edhe qytetarët e Kosovës. Qytetarët e Kosovës janë fajtorë që këta po e keqpërdorin votën e tyre dhe pozitën e tyre zyrtare, sepse kur po vjen koha e zgjedhjeve, i madh e i vogël po vrapojnë cili më i pari t’ua japë votën. S’ka mundësi që një popull të jetë viktimë, ku pavarësisht se sa vuajnë nga këta politikanë, për 17 vite rresht prapë i votojnë”, shprehet Krasniqi./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.