Fundamenti

Politikanët: Dikush në pushim, dikush jo!

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Presidentja e shtetit është parë të premten në komandën e KFOR-it. Është muaj gusht dhe nuk dihet se kur dhe ku do të shkoj në pushime të verës. Këshilltari i saj, Arbër Vllahiu, nuk ka përgjigje për këtë gjë, pasi ai vet është duke pushuar.

Edhe kryeministri është këndej pari. Bile, ai nuk e ka ndërmend të shkoj në pushim fare. Të paktën kështu thotë asistentja e tij, Dea Krasniqi.

Fundamenti

“Kryeministri nuk e ka në plan ende pushimin. Për shkak të disa angazhimeve ai nuk e ka planifikuar as për kohën se kur do të shkojë në pushim”, ka thënë ajo.

Në pushim të rregullt janë zyrtarisht vetëm deputetët e Kosovës. Nga 3 gushti, kur Kuvendi i ka miratuar ligjet që i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale, e deri në mesin e shtatorit, ata janë zyrtarisht në pushim. /Tribuna Channel/