UBT

Politikan asnjëherë!

/ 12 minuta lexim
RCCOLA

Forcat artistike i ka drejtuar te shtëpia “Elephant”. Por, krahas krijimeve artistike për talentët e rinj këngëtarë, Blero Muharremi ka treguar për Tribuna se është duke punuar edhe në këngën e tij të re, për të cilën është duke bashkëpunuar me Florent Boshnjakun. Përveç të rejave artistike, këngëtari ka rrëfyer edhe jetën private, përditshmërinë dhe “pasionin” për politikën.

Forcat artistike i ka drejtuar te shtëpia “Elephant”. Por, krahas krijimeve artistike për talentët e rinj këngëtarë, Blero Muharremi ka treguar për Tribuna se është duke punuar edhe në këngën e tij të re, për të cilën është duke bashkëpunuar me Florent Boshnjakun. Përveç të rejave artistike, këngëtari ka rrëfyer edhe jetën private, përditshmërinë dhe “pasionin” për politikën.

Është zotuar të sjellë në tregun muzikor një ‘shtëpi’, përmes së cilës synon të krijojë një art të mirëfilltë. Dhe në bashkëpunim me kompozitorin Florent Boshnjaku, këngëtari Blero Muharremi ka treguar se po bëjnë një punë të mirë, përmes së cilës ata synojnë një bashkëpunim të ngushtë me këngëtarët në treg, e gjithashtu ‘zbulimin’ e talentëve tjerë të muzikës, për të cilët ka theksuar se janë të shumtë.

Por, karshi punës së pa pushim në ‘shtëpinë’ që po krijon, Blero ka rrëfyer në intervistën dhënë Tribunës, përveç jetës profesionale edhe dëshirën për fëmijë të tjerë, pasionin për futbollin, filmat, udhëtimet drejtë bjeshkës e shumëçka tjetër…

Tribuna: Blero, tashmë ju po zgjeroni biznesin tuaj dhe punën në shtëpinë “Elephant”, ndërsa keni bashkuar forcat me Florent Boshnjakun. Si po ju shkojnë punët?
Blero: Ne jemi në fazën e përfundimit tek kompania jonë, e që i bien se kanë mbetë edhe disa kontrata të bëhen për nga ana mediale, me disa portale, gazeta e televizione të ndryshme, në mënyrë që të përfundojë gjithçka dhe të bëhet shtëpia muzikore që ne po e krijojmë. Përmes punës sonë do të ofrojmë mundësinë e të dalit në treg në mënyrën më të mirë të mundshme dhe më profesionale për të gjithë ata që kanë talent në muzikë. Ne duam bashkëpunim me të gjithë duke u nisur nga këngëtarët, producentët dhe labelët e ndryshëm.

Shpejt do të dalim me Florentin në një konferencë shtypi apo në ndonjë mënyrë ku do të prezantojmë kompaninë tonë. Jemi duke bërë një punë të mirë. Do të marri kohë kjo, do të marrë kohë të ndryshojmë njerëz, mentalitetin e të punuarit në muzikë, sepse sot ka njerëz që kanë shumë talent, por që janë të hutuar dhe nuk dinë se ku të shkojnë. E bëjnë një këngë, një klip dhe ju mbetet në shtëpi apo duke e dëgjuar për vete. Përmes bashkëpunimit me shtëpinë “Elephant” do ta kenë mundësinë që ta nxjerrin në skenë talentin dhe punën e tyre. Jemi shumë profesionist në punën tonë, gjithçka është me të drejtë autori, me pagim të tatimeve dhe në vendin e duhur.

Kemi shumë talentë…

Tribuna: Nëse vëzhgohet nga larg, dhe na këndi ynë që s’jemi këngëtarë, sikur të jepet përshtypja se nuk ka talentë në muzikë sot?!
Blero: Unë kam takuar shumë këngëtarë të ri dhe vazhdoj të takoj. Besoj shumë që tek ne ka shumë talentë, por është vështirë të depërtohet në treg. E ndoshta edhe ana financiare ua pamundëson një depërtim në treg. Por, definitivisht ka shumë talent, ka shumë njerëz që meritojnë të jenë pjesë e tregut muzikorë, sepse vërtetë kanë talent. E gjithashtu besoj që në estradën tonë ka ardhur koha për një ndryshim sepse ne që veç numërojmë vite të shumta në skenë, sigurisht që do të vazhdojmë të punojmë, por duhet t’i ofrohet një freskim skenës sonë muzikore. Besoj që shpejt do të ndodhë kjo e do të ketë këngëtar të rinj të cilët besoj se do të sjellin një frymë të re e do të jenë të një niveli evropian.

Tribuna: Nga ana tjetër nuk pushoni së krijuari muzikë. Aktualisht ku jeni fokusuar?
Blero: Aktualisht jam duke punuar për artistët që janë pjesë e “Blero Entertaimant and Elephant”. Jemi duke punuar rreth albumit të Dhurata Ahmetaj i cili besojmë se do të lansohet në fund të muajit prill. Do të vazhdojmë me Loni Gashin i cili është një djalë shumë i talentuar e i cili i ka përmbi 20 këngë të përfunduara në studio. Ai është duke punuar për tregun evropian.

Por për hir të fansave këtu, shumë shpejt do ta sjellë një këngë dhe video edhe për tregun vendor. Dhe risia pas sa e sa kohësh dhe bisedimeve, është një këngëtar i jashtëzakonshëm edhe vokalisht e që unë e çmoj shumë është Uki Latifi i cili pritet këto ditë të nënshkruaj me “Elephant”. Është një njeri që i duhet skenës sonë, është një këngëtar shumë i talentuar, dhe i ka ardhur koha të dal në skenë ‘Ukut’ e të tregoj vetën.

Tribuna: A do të thotë kjo që krijimet për vete i keni lënë pas dore?
Blero: Muzika është problem të lihet pas dore. Këngën e dua shumë dhe është problem ta lë. Sa herë që shkoj në studio, dëgjoj diçka, hy dhe këndoj. Përkundrazi them se për këngën time të re i kemi bashkuar forcat unë dhe Florent Boshnjaku dhe e kemi filluar punën. Është duke u punuar fort, dhe besoj se do të dal një këngë që do të pëlqehet shumë. Kësaj radhe kolegut tim, më saktësisht drejtorit tim Florentit ia kam besuar anën produktive të këngës sime të re.

Tribuna: Mund të na rrëfesh më shumë detaje rreth këngës?
Blero: Do të doja, por për momentin nuk mundëm. Mund të them një detaj. Kjo këngë nuk do të jetë në duet. Do të jem veç unë.

Tribuna: Do të flitet për dashurinë?
Blero: Patjetër! Unë gangster nuk jam, reper nuk jam dhe patjetër do të jetë tema e dashurisë (qeshet).

Tribuna: Kur do të jetë në treg?
Blero: Besoj që në fillim të muajit maj. Ne veç e kemi bërë demon me Florentin. Bazuar në mendimin tonë, ka dalë shumë mirë. I mbetet të plotësohet edhe me videoklip dhe të jetë e gatshme për sezonin veror.

Argëtim për mua është…

Fundamenti

Tribuna: Nga krejt përvoja juaj në muzikë, mendoni se ka qenë gjithçka e suksesshme deri sot?
Blero: Është gjithnjë e vështirë të flas për vetën. Por, po flas për eksperiencën time dhe përshtypjet e mia përgjatë këtyre viteve. Parimisht kam qenë gjithnjë vetvetja. Për çfarë mendoj se është shumë me rëndësi. Dhe dua të nisi punën me atë që del nga brenda meje. Ka qenë dhe është një përvojë e jashtëzakonshme. Mund të them se ka shumë dallim për kohën tash, dhe atë para pesë vjetësh. Kemi ec shumë përpara në përgjithësi, dhe mund të them që ndoshta pas Kroacisë, jemi të dytët në Ballkan që kultivojmë muzikën më të mirë në muzikën moderne, sidomos edhe pjesën e hip-hopit.

Është bërë një zhvillimi shumë i madh dhe besoj që konkurrenca e ka bërë të vetën. E konkurrenca është ana më e mirë e të qenit në treg sepse obligon të punohet për më shumë kualitet. Është një zhvillim i mirë e nuk do të shkoj gjatë ku ne do të jemi edhe në anën funksionale të muzikës, shoubizit siç funksionon po e zëmë në Suedi, ku gjithçka dihet, duke përfshirë këtu edhe të drejtat. Sa i përket të drejtave është një rrëmujë e madhe, por duke besuar në shtetin tonë, në qeverinë tonë dhe vetëdijesimin e njerëzve, gjithçka do shkoj mirë.

Tribuna: Po me politikë keni menduar të merreni?
Blero: Shumë shpesh jam i rrethuar prej politikanëve dhe….

Tribuna: Pikërisht. Josheni nga puna e tyre derisa keni kontakte me ata?
Blero: (Qeshet) Kurrë mos thuaj jo. Dhe është shumë e vërtetë. Por në këtë rast mund të them kurrë. Politikanët i respektoj të gjithë, sepse ne iu japim votën dhe ata kryejnë punën e tyre. Por, unë nuk besoj që kam talent, apo të futem në politikë në të ardhmen. Besoj tek arti, dhe nuk më josh shumë puna që bëjnë politikanët, ndoshta për vetë peshën, stresin që kanë. Votoj si të drejtë që e kam, por në politikë jo!

Tribuna: Lidhja me Tarën sigurisht që forcohet çdo ditë e më shumë. Qysh po ndiheni tani që ajo po rritet?
Blero: Eh, po më duket që koha po shkon shumë shpejt. Falënderoj Zotin që Tara është shëndosh e mirë. Edhe pak Tara i mbush katër vjet dhe po më duket sikur ka lindur dje. E di që kur ajo të arrin adoleshencën do t’i ketë edhe mendimet veta, dhe do të ketë shumë më pak kohë për maminë dhe babin. E kemi një lidhje shumë të veçantë unë dhe Tara dhe kohën me të e çmoj shumë. Më mbush shpirtin me buzëqeshjen e saj, dashurinë e saj, dhe pyetjet që bënë.

Tribuna: Preferoni daljet në bjeshkë?
Blero: Në momentin që lodhem nga puna e madhe, angazhimet e pandërprera atëherë preferoj daljet në bjeshkë, natyrë. Më shumë i dua malet dhe natyrën sesa detin. Në Prevallë është një vend që e preferoj shumë. Ka natyrën, ajrin, qetësinë! Sa herë që kam kohë dalë në natyrë. Preferoj pushimet me familjen, por në momentin që s’mundemi të shkojmë bashkë, atëherë shkoj me shokë. Unë vij prej katundi Bistricë i cili është në Shalë. Është një natyrë e jashtëzakonshme ku shkoj shpesh.

Tribuna: Është natyra, bjeshka vend-shkarkim i stresit për ju, apo keni edhe ndonjë mënyrë tjetër të tejkalimit të lodhjes, ngarkesave?
Blero: Është futbolli që përveç që e shikoj, e praktikoj shumë. Gjithashtu jam anëtar në Swiss Diamond dhe pjesën ku ke mundësinë më të mirë për relaksim përmes aktivitete të ndryshme sportive, fitnessit. Aty shkoj gati në çdo të dytën ditë, në mëngjes para se të filloj punën.

Relaksohemi me filma

Tribuna: Gjatë daljeve preferoni të shoqëroheni me këngëtar, apo njerëz që nuk kanë të bëjnë me muzikën?
Blero: I kam të ndara dy shoqëri, nëse mund të them. Kam kolegët,por edhe njerëzit që nuk kanë të bëjnë asgjë me muzikën. Njihemi moti e me disa jam rrit. E me këta, nuk hapen temat e muzikës apo shoubizit. Janë tema krejt tjera e që janë relaks për mua.

Tribuna: Cilat janë temat që më shumë ju rekalsojnë?
Blero: Bisedat rreth futbollit pa diskutim. Unë jashtë muzikës i dua filmat dhe futbollin, kështu që janë tema që i diskutojmë shpesh. Por edhe shumë tema tjera që na lidhin me jetën.

Tribuna: Kur jemi tek filmat preferoni ti shihni në kinema, apo në një CD në shtëpi?
Blero: Ta kisha luksin e kohës për kinema, me qejf do ti shihja aty. Por, teknologjia sot po na e mundëson që t’i shohim në shtëpi. Zakonisht me Teutën shikojmë filma në mbrëmje kur Tara është në gjumë dhe ne jemi më të relaksuar.

Tribuna: Çfarë ju pengon më shumë?
Blero: Jemi duke punuar në një kaos të trafikut në Prishtinë dhe vërtetë po më irriton kjo gjë. Mendoj që njerëzit duhet të kenë më shumë respekt ndaj njëri tjetrit sidomos në trafik. Trafiku në Prishtinë është i tmerrshëm.

Tribuna: Para kujt jeni dorëzuar?
Blero: Para Zotit!

Tribuna: Diçka që nuk u tha?
Blero: Për fund do të thosha se unë besoj shumë te njerëzit dhe besoj që ne duhet të kemi shumë më shumë respekt ndaj njëri tjetrit, më shumë dashuri në kuptimin që të jemi të kujdesshëm. E kemi vetëm një jetë dhe duhet ta jetojmë pa stres, pa përçarje, pa sharje. Besoj te ajo që të gjithë jemi njerëz, kemi ndjenja dhe maskat që i qesim gjatë ditës, duhet ti heqim sepse respekti dhe besimi tek njëri tjetri e bënë jetën më të mirë, më të lehtë.