Politika ndikoi në imazhin e drejtësisë

Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani, e konsideron si katastrofale krijimin e një tribunali ndërkombëtar për të gjykuar krimet e pretenduara gjatë viteve 1998-2000. Ai thotë se një gjykatë e tillë do të ishte normale të krijohej pas luftës, por jo 14 vjet pas saj.
Për këtë, Hasani përgjegjës e bën politikën që në shumë raste të hapura gjyqësore ka dalë me deklarata publike duke u deklaruar për fajësinë apo pafajësinë e të pandehurve. Hasani pretendon se gjyqtarët kosovarë nuk duhet të kenë ndonjë specializim të posaçëm për gjykimin e krimeve të luftës.
Krejt çfarë duhet është guximi. Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës thotë se mentaliteti ballkanas është i njëjtë. Përmend raste kur grupe popujsh kanë organizuar protesta kundër Gjykatës së Hagës, derisa grupe të tjera kanë festuar. Hasani sqaron se krijimi i një dhome të posaçme apo një gjykate speciale për këto krime do të ishte zgjidhja më e mirë./koha ditore/