ARKATANA

Politika mjegulloi Ligjin për të shmangur zbardhjen e donatorëve

/ 6 minuta lexim
Hidromorava

Financat e partive politike, qofshin pasqyrat e rregullta vjetore por edhe ato të fushatave zgjedhore, po mbeten një histori e pa njohur e mënyrës së organizimit dhe përfitimit, veçmas segmenti i donatorëve, ngase me ligjin e tanishëm të financimit të subjekteve politike është bërë i pa mundur realizimi i procesit të auditimit të financave të subjekteve politike.

Neziraj: Donatorët, që kanë financuar subjektet e mëdha politike, janë edhe përfitues të tenderëve.

“Subjektet politike, pothuajse, edhe pse shihen kundërshtare të fuqishme në jetën politike, ato organizimin politik në veçanti, kur bëhet fjalë për interesin e përbashkët, e kanë shumë të harmonizuar, janë shumë bashkëvepruese dhe mirë të koordinuara. Tani edhe hartimin e një ligji të ri, respektivisht inicimin e një nisme për plotësim ndryshim të ligjit aktual, që po del të jetë jo shumë funksional, qëllimisht nuk e shtyjnë përpara”, është shprehur analisti Arsim Haziri,raporton Gazeta Kosova Sot

Financat e partive politike, qofshin pasqyrat e rregullta vjetore por edhe ato të fushatave zgjedhore, po mbeten një histori e pa njohur e mënyrës së organizimit dhe përfitimit, veçmas segmenti i donatorëve, ngase me ligjin e tanishëm të financimit të subjekteve politike është bërë i pa mundur realizimi i procesit të auditimit të financave të subjekteve politike.

Mobi Casa

Kur të kihet parasysh se janë mbushë 6 vjet të plota që kur se nuk ka asnjë raport zyrtar nga KQZ që jep të dhëna për financat e partive politike, përveç atij të zgjedhjeve të vitit 2010, me të drejtë shtrohet pyetja nëse vetë politika e ka ngatërruar qëllimisht Ligjin për Financimin e partive politike, përmes të cilit nuk ka më auditim për mënyrën se si partitë politike marrin donacione, dhe tani po këto parti politike hezitojnë për ta bërë një ligj të ri të financimit , i cili në mënyrë decidive do të shkëpuste lidhjet e politikës me bizneset që financojnë partitë në mënyrë abuzive e korruptive për t’u shpërblyer më pas me tender qindra milionësh. Derisa kemi një situatë të tillë shtrohet me të drejtë pyetja se a mos po financohen të gjitha partitë politike në Kosovë nga të njëjtat grupe të mafio-bizneseve të lidhura me nëntokën, dhe duke mbajtur në funksion një ligj të tillë ruajnë edhe lidhjet e tyre kriminale me nëntokën.

Kurteshi: Bërja transparente e donatorëve është shumë me rëndësi Deputeti Ismail Kurteshi nga lëvizja “Vetëvendosje”, i vetmi subjekt politik që në kundërshtim me ligjin aktual, i ka bërë publike të gjitha raportet së bashku me listën e donatorëve, u shpreh për “Kosova Sot” se kjo lloj mjegulle, mungesë e transparencës që po bëhet përmes thirrjes në Ligj, është metodologji perfide e funksionimit jo transparent të partive në pushtet. “Partitë në pushtet që e kanë shumicën në Kuvend me qëllim po i zvarrisin ligjet që do të bëhen pengesë për mënyrën e punës së tyre, edhe pse edhe shkeljen e ligjeve në fuqi, këto parti, nuk e kanë problem. Reforma Zgjedhore, Ligji për Konflikt Interesi, Ligji për Financimin e Partive e ligje të ngjashme po zvarriten nga ata që po përfitojnë në çdo aspekt nga mungesa e këtyre ligjeve edhe pse për procedimin e tyre dhe aprovimin në Kuvendin e Kosovës është interesuar edhe Bashkësia Ndërkombëtare, me të cilën bashkëpunojnë pushtetarët tanë përveç kur bëhet fjalë për interesat e tyre personale ose grupore si që janë ligjet e lartpërmendura. Ligji për Financimin e Partive Politike është shumë i rëndësishëm, jo vetëm për shkak të lidhjeve ilegale dhe të dëmshme në mes të partive politike dhe bizneseve që përfitojnë duke i korruptuar partitë politike; por edhe pse këto raporte antiligjore po vazhdojnë edhe pas zgjedhjeve në mes të zyrtarëve në pushtet dhe bizneseve”, u shpreh Kurteshi për “Kosova Sot” duke ftuar edhe të tjerët që të bënë transparente burimet e financimit, sikur kjo lëvizje. Kurteshi thekson se bërja transparente e sasisë së donacioneve dhe donatorëve është shumë me rëndësi, sikur që është me rëndësi edhe raporti financiar i partive politike jo vetëm për shkak të bërjes publike të lidhjeve të bizneseve me parti dhe trajtimit mëvonshëm i bizneseve nga pushteti, por edhe për mënyrën e shpenzimit të donacioneve nga ana e partive, sepse nuk janë të rralla rastet kur kamion me miell, sheqer e vaj shpërndahen nga parti të caktuara politike jo për motive humanitare por për blerje të votave.

Neziraj: Ligji i tanishëm është bërë jofunksional Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhevdet Neziraj, njëherësh edhe ishanëtar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, që ka marrë pjesë në procedurën e plotësim ndryshimit të ligjit të mëparshëm për Financimin e Subjekteve politike, njohës i mirë i kësaj fushe, u shpreh për “Kosova Sot” se për shkak të qasjes së gabuar në ato ndryshime, disa amendamenteve të imponuara edhe nga zyrtarë ligjor të BE-së, Ligji i tanishëm është bërë krejtësisht jo funksional, sidomos tek normat që kanë të bëjnë me donacionet. “Në lidhje me Ligjin për financimin e Subjekteve politike, edhe atëherë kur është bërë procesi i ndryshimit të këtij ligji, unë dhe disa anëtar të tjerë të komisionit, kemi pas theksuar që ky plotësim ndryshim do ta bënë jo funksional këtë ligj. Mirëpo, ishin disa kërkesa nga BE-ja se duhen bërë këto ndryshime. Tani sipas mendimit tim ligji i parë ka qenë më funksional. Sa i përket problemit të këtij ligji, lirisht mundë të them se e meta kryesore është problemi i donatorëve të cilët i financojnë subjektet politike. Në praktikë është treguar se donatorët që kanë financuar subjektet e mëdha politike janë edhe përfitues të tenderëve nga qeveria. Prandaj, ky ligj ka nevojë që të plotësohet për të qenë funksional në praktike. Ky ligj së bashku me ligjin e funksionimit të Subjekteve Politike duhen të harmonizohen njëri me tjetrin, si për njërën edhe për fushën tjetër”, u shpreh Neziraj për “Kosova Sot”.