Fundamenti

Politika, larg duart nga arsimi

/ 2 minuta lexim
HW

Ish-rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu, nuk është shprehur i shqetësuar me raportin e fundit të PISA-s për Kosovën pasi ky vlerësim, sipas tij, është pritur. Në intervistën dhënë “Zërit” ai kërkon nga Qeveria të ndërtojë infrastrukturën ligjore dhe jo të “rehatojë” ministra, këshilltarë, shefa kabinetesh e zyrtarë të tjerë të lartë në jetën akademike… Ai kërkon që politika të largohet nga arsimi.

Presidenti i vendit dhe kryeministri i shmangen realitetit në arsim me qëllim që të fshehin përgjegjësinë e tyre për gjendjen e krijuar.

Kështu vlerëson ish-rektori i Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”, Ramadan Zejnullahu.

Në intervistën dhënë për “Zërin” Zejnullahu kërkon që politika të qëndrojë larg arsimit.

HW

“Kosova i ka kapacitetet ta ndryshojë këtë gjendje, por duhen larguar nga arsimi politika dhe shërbimet e fshehta të saj”, thotë Zejnullahu, i cili thotë se testi i PISA-s ka qenë i pritshëm.

Zëri: Si mësimdhënës, si i përjetuat rezultatet e testit PISA?

Zejnullahu: Si mësimdhënës nuk e arsyetoj një reagim të përmasave të një tronditjeje për një rezultat testi që reflekton realisht gjendjen në arsimin e Kosovës. Këtë gjendje e kemi ditur, rezultatin e kemi pritur dhe për këtë kemi kontribuuar të gjithë, qoftë me veprim apo me mosveprim. Sikur ende nuk e kemi të qartë se në përgjithësi arsimi në Kosovë e brenda tij, edhe ne mësimdhënësit, jemi futur në rrugën e vetnënshtrimit nga e keqja. Nga kjo rrugë nuk dilet me reagime histerike e duke qëndruar në paqe me të keqen, e cila u ka krijuar hapësirë të mjaftueshme për përfitime joligjore të gjithëve që kanë “fuqi” e pafytyrësi. Rezultati pastaj nuk duhet të na befasojë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.