KKVITI

Politika keqpërdor Demarkacionin

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Klasa politike kosovare e papërgjegjshme, jokomunikuese edhe kur është në pyetje trajtimi serioz dhe me gjakftohtësi e argumente bindëse të temave nacionale, po rrezikon seriozisht që ta çojë vendin në rrugë pa krye nga mungesa e konsensusit për temën më të nxehtë aktualisht, Demarkacionin me Malin e Zi. Kaluan më shumë se dy vjet që ky Demarkacion po e mban peng Kosovën, kurse klasa politike nuk po gjen konsensus.

Zgjedhjet e reja nuk përjashtohen, nëse dështon ratifikimi

Klasa politike kosovare e papërgjegjshme, jokomunikuese edhe kur është në pyetje trajtimi serioz dhe me gjakftohtësi e argumente bindëse të temave nacionale, po rrezikon seriozisht që ta çojë vendin në rrugë pa krye nga mungesa e konsensusit për temën më të nxehtë aktualisht, Demarkacionin me Malin e Zi. Kaluan më shumë se dy vjet që ky Demarkacion po e mban peng Kosovën, kurse klasa politike nuk po gjen konsensus.

Në këto rrethana opsionet e rrugëdaljes nuk janë të shumta, ose duhet të kalohet Demarkacioni me konsensus, votimi pro apo rikthimi mbrapa, ose duhet shkuar në zgjedhje të reja, për të mos e lënë Kosovën që ta mbajë peng politika e inateve.

Analisti politik, Fadil Lepaja tha për “Kosova Sot” se në asnjë variant zgjedhjet në këtë kohë nuk sjellin zgjidhje të problemit, derisa kriza që po thellohet në vend është prodhim i vetë koalicionit qeverisës me qëllime të paracaktuara.

UBT

Ai thotë se zgjidhjen e krejt kësaj nyje të madhe e sheh te fillimi i dekriminalizimit rrënjësor të politikës dhe rikthimin e institucioneve në binarët normalë të funksionimit. “Nuk mendoj se zgjedhjet tani e ndryshojnë shumë strukturën e Parlamentit, sa për të kaluar projekte të tilla. Sërish e përsëris se Demarkacioni nuk është problem aq i rëndësishëm sa është dekriminalizimi i shoqërisë, një proces autokton, i cili kishte për të qenë i ngjashëm me dekriminalizimin e segmenteve strategjike të shtetit, sidomos sistemit të drejtësisë, dhe të tjerave pastaj. Demarkacioni është keqpërdorur prej koalicionit, ose segmenteve të tij për të bllokuar pikërisht këtë proces të dekriminalizimit, gjë që nënkupton rikthimin e shtetit nën kontrollin e qytetarëve dhe vënia e tij në shërbim të qytetarëve”, theksoi Lepaja.

Politika të sillet me përgjegjësi

Edhe për njohësin e zhvillimeve politike në vend, analistin Ilir Fetahu zgjedhjet do të mundë të ishin vetëm një prolongim i pakuptimtë i zgjidhjes së shumë problemeve që ka vendi, derisa Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi ka opsione të mjaftueshme të mundshme për zgjidhje konsensuale, qoftë për ta miratuar në Kuvend, nëse deputetët binden se gjithçka është në rregull, qoftë për të mos i dhënë votën kalimtare dhe për të krijuar parakushte të reja të rinegocimit të kësaj marrëveshjeje, edhe duke e dërguar në arbitrazh ndërkombëtar. “Tani, të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm që demarkimi, apo shënjimi i vijës kufitare me të gjitha vendet fqinje, është domosdoshmëri e përforcimit de fakto dhe de jure të shtetësisë së Kosovës, qartësimit të plotë të sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit. Ky është një interes imediat i vazhdimit të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës, mirëpo po e përsëris një qëndrim që e kam thënë kaherë, se edhe ky proces që ka filluar dhe duhet të përmbyllet me Malin e Zi duhet të procedohet me kujdes”, theksoi ai. “Kosova është shtet i të gjithë qytetarëve dhe askush nuk ka territor për të humbur për asnjë çmim. Duhet të dihet saktë ku i kemi pikat e kufirit me Malin e Zi dhe jo të veprojmë kuturu dhe pa analistë të thellë të ekspertizës profesionale. Pozita dhe opozita duhet të jenë të përgjegjshme më shumë se kurrë në këtë moment historik, sepse Kosova është njësoj shtet, sikur i pozitës, edhe i opozitës”, vijoi më tutje ai.

Sipas tij, nëse ka probleme në disa pika të veçanta ka mundësi të ratifikohet vetëm pjesa për të cilën ka pajtim të plotë, kurse pjesa tjetër le të mbetet e hapur qoftë edhe për një arbitrazh ndërkombëtar./kosova sot/