GRANDEMALL

Politika ka duart në biznes

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Për të pasur sukses në veprimtari të caktuara në sektorin privat duhet të jesh anëtar apo mbështetës i ndonjë partie politike apo udhëheqjes qeverisëse, qoftë në nivelin qendror apo lokal, thonë njohës të çështjeve ekonomike dhe përfaqësues të shoqërisë civile në vend.

Ata e quajnë paradoks ekzistimin e kompanive milionëshe, në një vend ku sektori privat ballafaqohet më problemë të jashtëzakonshme

Sidoqoftë, kompanitë që janë të ndërlidhura më politikën, sipas tyre, janë kompani të derivateve të naftës, kompani të ndërtimit dhe telekomunikacionit.

Musa Limani, profesor në Universitetin e Prishtinës, thekson se niveli aktual zhvillimor nuk mundëson që të ketë kompani më qarkullim të lartë të kapitalit, ndërtesa të mëdha, shumëkatëshe dhe të bukura.

“Këto kompani mbështeten në një parti ose liderë, normal që shfrytëzojnë dhe paguajnë haraç, për këtë, por edhe atyre iu mbetet mjaft, edhe ata që mbështesin përfitojnë, kështu që të dyja palët përfitojnë, por që humbet qytetari i Kosovës, bie ekonomia e Kosovës, bie standardi dhe rritet varfëria”.

“Prandaj, është si element negativ kjo formë informale, apo mbështetja nga ndonjë parti apo lideri që të fusin mallra në mënyrë ilegale, pa paguar obligimet shtetërore, ose në forma tjera klandestine”, thotë Limani për Radion Evropa e Lirë.

Edhe Petrit Zogaj, nga organizata joqeveritare “Fol”, organizatë kjo që bën monitorimin e procedurave të prokurimit publik në institucionet publike, thotë se ka raste kur kompani të caktuara fillimisht financojnë ndonjë projekt, por që më pas, në shenjë “falënderimi”, institucionet publike i japin tender në fusha të ndryshme.

FITORJA

Ai thotë se ekziston një dallim i madh në mes ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, më ndërmarrjet e mëdha, të cilat kanë mbështetje nga politika.

“Pa dyshim se ka një lidhje në mes partive politike jo vetëm pushtetarëve, ka një lidhje me partitë politike, financat që ato marrin nga biznesi dhe kthimi i atyre që bëhet në formë të tenderëve, e të cilat nuk janë të pakta”.

“Pra ka një financim fillestar nga këto kompani, dhe më pas ai financim kthehet si lloj mbështetje, ose një lloji falënderimi, përmes qasjes se këtyre kompanive në procedurat e tenderimit”, thotë Zogaj.

Shqetësuese, sipas profesorit Limani, mbetet fakti se kjo dukuri nuk është duke u luftuar nga organet kompetente, por dita ditës po gjen hapësirë më të madhe në vend.

“Kur krejt kësaj ia shtojmë se të gjithë janë të korruptuar në aspektin institucional, nuk ka kush t’i ndjekë këto gjëra, ajo ka gjetur një vend ku ekonomia informale, apo tregu i zi, vepron normalisht”.

“Si do që të jetë, këto kompani që realizojnë të ardhura të larta në këto kushte shumë të vështira të ekonomizimit në Kosovë, me siguri se kanë mbështetje qendrore ose lokale”, thekson Limani.

Por, zyrtarët e Kosovës, tashmë sa herë kanë deklaruar se qeveria nuk ka lidhje me komunitetin e biznesit, përveç se ndihmon në zhvillimin e politikave në përmirësimin e zhvillimit të aktiviteteve të tyre ekonomike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.