ARKATANA

Politika i detyron qytetarët ta braktisin vendin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kriza e thellë pa asnjë rrugëdalje. Shpresa për përmirësim po venitet

Qeveria e kriminalizuar dhe opozita radikale i kanë dekurajuar qytetarët kosovarë, të cilët tashmë nuk kanë asnjë alternativë për të zgjedhur

FIDANISHTJA

Situata nëpër të cilën po kalon vendi, në këtë thellim të krizës politike dhe institucionale në 7 mujorin e fundit, shtator 2015- mars 2016, dhe vazhdimin e saj pa sinjale të zgjidhjes, sipas analistëve politikë ka filluar të ndikojë negativisht te disponimi i qytetarëve dhe besimi edhe ashtu i zbehur në këtë klasë politike.

Analisti politik, Albrim Badallaj thotë se kupa e zhgënjimit të qytetarëve të Kosovës ka filluar të mbushet kaherë, por ka kulmuar me këto zhvillimet e fundit. “Shpresa e humbur e qytetarëve daton që prej kohësh. Fillimisht statusi i zgjatur politik i Kosovës, papunësia, varfëria, moszhvillimi ekonomik, izolimi i vendit nga proceset integruese, korrupsioni e shumë dukuri të tjera negative kanë kontribuar që qytetarët e këtij vendi të mos kenë besim në klasën tonë politike dhe institucionet shtetërore, e si rezultat të kësaj pakënaqësie e kemi procesin e zgjedhjeve ku dalin vetëm 30% e popullit”, u shpreh ai. “Realisht ngjarjet e fundit, të situatave konfliktuoze mes pozitës dhe opozitës, e këto jo vetëm verbale, kanë qenë të papara deri më tani dhe rrallëkush prej qytetarëve para 1 viti do të besonin se do të vinin situata të këtilla”, tha Badallaj për “Kosova Sot”..

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.