HW

Politika e shndërroi Kosovën në eldorado të krimit

/ 6 minuta lexim
United Hospital

Kapja e shtetit të Kosovës nga politikanët e inkriminuar për këto 18 vite të pasluftës, sipas analistëve politikë, e ka shndërruar atë në një shtet tipik të krimit të organizuar, një Eldorado dhe oazë të krimit të organizuar për të gjithë kriminelët që nuk dinë mënyra të tjera të përfitojnë vetëm përmes rrugëve të pista dhe kanaleve të nëntokës, mënyrë kjo që është bërë shkatërruese për ekonominë dhe imazhin Kosovës.

OAZË PËR KRIMINELËT E TË GJITHA NGJYRAVE

Ahmeti: Shembjes së kësaj perandoria kriminale duhet t’i prijë një vullnet i jashtëzakonshëm për ndryshime radikale

“Klasa politike kosovare në politikë ka vetëm dy qëllime. Angazhohet që me çdo mjet me marrë (ose ruajt) pushtetin dhe qëllimi i dytë është që ta keqpërdorin pushtetin për pasurimin e tyre. Prandaj, Kosova është shndërruar në Eldorado të krimit dhe të korrupsionit, që ofron mundësi të arta që brenda një kohe të shkurtër të bëhesh milioner. Si në asnjë vend në botë, në Kosovë më së shumti politikanët përfitojnë materialisht nga politika”, është shprehur analisti Ymret Reshiti për “Kosova Sot”

Kapja e shtetit të Kosovës nga politikanët e inkriminuar për këto 18 vite të pasluftës, sipas analistëve politikë, e ka shndërruar atë në një shtet tipik të krimit të organizuar, një Eldorado dhe oazë të krimit të organizuar për të gjithë kriminelët që nuk dinë mënyra të tjera të përfitojnë vetëm përmes rrugëve të pista dhe kanaleve të nëntokës, mënyrë kjo që është bërë shkatërruese për ekonominë dhe imazhin Kosovës.

HW

Sipas analistëve, shumica e multi-milionerëve të fuqishëm të pasluftës, realisht multimilionerë të inkriminuar, duke filluar nga zyrtarët që filluan punën si zyrtarë për prokurim me pagë në institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet publike (PTK, KEK, Aeroport etj.), që nuk kishin ndonjë pasuri të dukshme, sot kanë biznese disa dhjetëra milionëshe dhe qindra milionëshe, krijimin e të cilave vështirë mund ta arsyetojnë në baza të shëndosha ligjore! Analisti Ymret Reshiti vlerë- son se është fakt që Kosova është bërë “Eldorado” e krimit, ngase klasa politike kosovare nuk është e interesuar që Kosovën ta ndërtojnë si shtet.”Klasa politike kosovare në politikë ka vetëm dy qëllime. Angazhohet që me çdo mjet me marrë (ose ruajt) pushtetin dhe qëllimi i dytë është që ta keqpërdorin pushtetin për pasurimin e tyre. Prandaj, Kosova është shndërruar në Eldorado të krimit dhe të korrupsionit që ofron mundësi të arta që brenda një kohe të shkurtër të bëhesh milioner. Si në asnjë vend në botë, në Kosovë më së shumti politikanët përfitojnë materialisht nga politika. Në skenën politike kosovare politikani hyn me xhepa të zbrazët dhe për një kohë të shkurtër bëhet milioner. Për këtë arsye të gjithë politikanët kosovarë nuk e shohin Kosovën si një shtet që duhet të ofrojë perspektiv dhe mirëqenie për tërë qytetarët, por si një burim ideal për pasurimin të tyre”, theksoi Reshiti për “Kosova Sot”.

“Politikanët e filluan karrierën pa pasur asnjë euro në xhep”

Reshiti pohon se një mori e politikanëve të Kosovës karrierën e tyre politike pas luftës e kanë filluar pa asnjë euro në xhep. Pastaj me emërimet e tyre nëpër ndërmarrje të fuqishme publike dhe institucionit të shtetit kanë filluar ta keqpërdorin pushtetin, me qëllim të përfitimit të tyre pasuror.”Politikanët që kanë udhëhequr politikën e shtetit dhe kanë drejtuar institucionet kryesore të shtetit, i kanë emëruar emisarët e tyre në krye të çdo segmenti të shtetit, ku si qëllimi kanë pasur zhvatjen e pasurisë dhe buxhetit të Kosovës, për bosët e tyre politikë dhe një pjesë ta ndalin për vete. Për një kohë relativisht të shkurtër në Kosovë është instaluar mafia politike në institucionet e shtetit, e cila kontrollon çdo segment të jetës shoqërore, qoftë publike apo private. Kjo mafi politike Kosovën nuk dëshiron që në të ardhmen ta shohë si shtet, por vetëm si një “feud” të tyre, ku mbrohet dhe rritet pasuria e tyre milionëshe”, është shprehur Reshiti. Prapa privatizimit të aseteve më të mëdha të Kosovës, sipas Reshitit, qëndrojnë anëtarë të mafisë politike kosovare, të cilët janë pronarë të vërtet të këtyre pasurive që populli nuk i di, edhe pse në dokumente të privatizimit fiktivisht mund të figurojnë emra dhe mbiemra të njerëzve tjerë si pronarë. “Ideja e tyre është se sa më shumë që populli është i varfër, aq më pak janë të rrezikuar pasuritë e tyre të fituara në keqpërdorim të pushtetit. Ikjen e qytetarëve nga Kosova ata e shohin më shumë si shpëtim të tyre sesa që qytetarët e shohin për vetvete. Prandaj mafia politike i buzëqesh dhe i duartroket me injorancë braktisje së Kosovës nga qytetarët e saj, për një jetë më të mirë”, theksoi për “Kosova Sot” analisti Ymret Reshiti.

Ahmeti: Shteti duhet të çlirohet nga uzurpatorët dhe zhvatësit

Ndryshe edhe politologu Hidajet Ahmeti pohon se politikanët e Kosovës politikën si shërbim ndaj popullit e kanë përkthyer si shërbim ndaj interesave të ngushta politike, nepotike, klienteliste e klanore.”Kjo logjikë e njëmendësisë qeverisëse brenda një kornize të ngushtë njerëzisht, e jo në shërbim të popullit e brenda kornizave demokratike të kushtetushmërsië dhe ligjshmërisë në vend, ka prodhuar multi-milionerë të fuqishëm të pasluftës. “Hierarkia e krimit e ndërtuar në relacione politike, nepotike, klienteliste e klanore ka prodhuar një komoditet për politikanët e inkriminuar në afera korruptive e instalime politike e jo meritokratike. Falë kësaj logjike të instalimit të njerëzve të tyre, ka mbijetuar ky komunitet i vogël njerëzish dhe çdo vazhdim i kësaj logjike qeverisëse korrespondon me vazhdimin e degradimit institucional, ekonomik, politik e shoqëror. Shembjes së kësaj perandoria kriminale duhet t’i prijë një vullnet i jashtëzakonshëm për ndryshime radikale në kuptimin demokratik e pozitiv. Funksionimi i institucioneve të pavarura, të cilat nuk do të instrumentalizohen nga politika është çlirim i tyre nga ndikimet politike, por përkthim në dobi të trupit publik e brenda mandatit kushtetues e ligjor. Kjo është rruga e çlirimit të shtetit nga uzurpatorëve, zhvatësve, bllokuesve të konsolidimit të demokracisë e veçanërisht Republikës së Kosovës. Jashtë kësaj logjike të funksionimit të shtetit është vazhdimi i mbajtjes së shtetit në një “vdekje klinike” dhe prodhim i multi-milionerëve të rinj”, theksoi Hidajet Ahmeti./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.