FIDANISHTJA

Politika e kusarëve, opium për kosovarët

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Degradimi dhe qeverisja e inkriminuar që po i ndodh vendit për gjithë këto vite të pasluftës, nga e njëjta klasë politike, nga analistët po shihet si një shtresim i madh dhe i rrezikshëm për vendin nga politika kosovare, pozitë e opozitë, që është bërë si opium për shoqërinë e nëpërkëmbur kosovare, e të cilën e ka duruar dhe po e duron tepër shumë ky popull i pashpresë dhe i nënshtruar, të cilit i ka hipur në qafë, duke e shkatërruar vendin me korrupsion e krim të organizuar.

Shoqëria, ende e pafuqishme për të reaguar

“Popullata kosovare nga pritjet e gjata sikur ka kaluar në agoni të thellë. Ka mbyllur sy e vesh përballë korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kusarët politikë në të dyja nivelet,qendror dhe lokal, për interesa shumë të ngushta grupore e klanore, edhe pse po e shkatërrojnë shtetin në embrion, shoqëria kosovare vazhdon të heshtë”, ka potencuar Florim Zeqa,raporton Gazeta Kosova Sot.

Degradimi dhe qeverisja e inkriminuar që po i ndodh vendit për gjithë këto vite të pasluftës, nga e njëjta klasë politike, nga analistët po shihet si një shtresim i madh dhe i rrezikshëm për vendin nga politika kosovare, pozitë e opozitë, që është bërë si opium për shoqërinë e nëpërkëmbur kosovare, e të cilën e ka duruar dhe po e duron tepër shumë ky popull i pashpresë dhe i nënshtruar, të cilit i ka hipur në qafë, duke e shkatërruar vendin me korrupsion e krim të organizuar. Është një gjykim i analistëve se vetëm një zgjim i thellë i vetëdijes së popullit për ta përmbysur këtë klasë politike, që po e shkatërron shtetin që në embrion, është shpëtimi i vendit.

Eco Higjiena

Analisti politik Florim Zeqa vlerëson se kasta politike kosovare, pozitë dhe opozitë së bashku, përveçse një opium për shoqërinë e varfër e të nëpërkëmbur kosovare, janë shndërruar në sindromë kancerogjene të shtetit të Kosovës. “Deri më sot, nuk më ka rënë të dëgjoj për ndonjë vend tjetër, të ketë ndodhur një hipnotizim i skajshëm i shoqërisë nga politika! Popullata kosovare nga pritjet e gjata sikur ka kaluar në agoni të thellë. Ka mbyllur sy e vesh përballë korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kusarët politikë në të dyja nivelet,qendror dhe lokal, për interesa shumë të ngushta grupore e klanore, edhe pse po e shkatërrojnë shtetin në embrion, shoqëria kosovare vazhdon të heshtë”, ka potencuar ai.

Çdo vend e ka qeverinë që e meriton Një fjalë e urtë italiane thotë: “Kush nuk di me qeverisë është uzurpator”, por një thënie tjetër italiane thotë: “Çdo vend e ka qeverinë që e meriton”. “Kur jemi në këtë segment, tek gjendja e krijuar në Kosovë, na del përpara thë- nia e të madhit dhe të pavdekshmit, profesorit Fehmi Agani; “Koha sjell çka investojmë ne dhe sa arrijmë ne në kohë”. Thënë edhe më qartë për lexuesit, gjendja kaotike dhe e pashpresë në vendin tonë është rezultat i heshtjes së gjatë të shoqërisë kosovare”, tha analisti Florim Zeqa. “Mbase është momenti i fundit që të këndellet popullata, për t’i dhënë goditjen e fundit kësaj klase të shëmtuar politike, e cila, përveç vjedhjes së pasurisë shtetërore, e ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e shtetit. Vetëm zgjimi i ndërgjegjes së pastër kombëtare mund ta nxjerrë vendin nga kthetrat e kusarëve politikë të të gjitha ngjyrave”, tha Zeqa për “Kosova Sot”.

Ndërsa, sipas Prof. Riza Smaka, subjektet politike, dy të parat, që një periudhë të gjatë kohore kanë kapur shtetin dhe pushtetin. “Klasa politike, veçanërisht kjo aktuale, është tërësisht e dehur nga benefitet pushtetare dhe, si e tillë, fare nuk korrespondon me realitetin e zymtë në vendin tonë. Qeveria aktuale, në disfavorin e efikasitetit dhe të efiçiencës, është e stërfryrë me ministri të shumta dhe për aq krejtësisht të panevojshme. Rrjedhimisht, secila ministri mban e favorizon me paratagra pushtetarë tejet të shumtë dhe funksionarë publikë, që as vetë nuk e dinë përse i marrin pagat, e ndaj pagave edhe benefitet e ndryshme”, u shpreh Smaka./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.