Politika e inkriminuar po e fundos Kosovën

Analistët politikë dhe qytetarët, duke parë të dhënat e raportit të UNDP-së, që e nxjerr një pakënaqësi të madhe të qytetarëve ndaj institucioneve të Kosovës, theksojnë se ky lloj anketimi, ‘Pulsi Publik’, përmes sondazhit të UNDP-së, tregon se përfundimisht me këtë pushtet nuk mund të ecet përpara dhe do të duhej që patjetër të ndryshohet kjo kastë e inkriminuar politike, që sjell vetëm regres.
Guraziu: Ky pushtet është bërë “egjeli” i Kosovës dhe i qytetarëve të saj
“Nuk është një gjendje normale në shoqëri dhe institucione, për çka edhe pakënaqësia është e nivelit të lartë te masat. Për ta ndryshuar këtë gjendje, masat qytetare kanë dy rrugë: Rruga e parë është ndryshimi demokratik me votë dhe rruga e dytë është më e padëshirueshme, e vështirë, por që mund të jetë e imponueshme, me protesta dhe demonstrata. Të dyja këto mjete janë demokratike dhe të dyja duhet të aplikohen në Kosovën e ‘martirizuar’ tash nga politikanët e kalibrit të Hashim Thaçit, Fatmir Limajt etj. Por, kush e bën këtë shtrohet tani pyetja tjetër? Pozita nuk ka interes! Opozita është e lidhur pas interesave financiare”, thotë për gazetën “Kosova Sot” profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi
Analistët politikë dhe qytetarët, duke parë të dhënat e raportit të UNDP-së, që e nxjerr një pakënaqësi të madhe të qytetarëve ndaj institucioneve të Kosovës, theksojnë se ky lloj anketimi, ‘Pulsi Publik’, përmes sondazhit të UNDP-së, tregon se përfundimisht me këtë pushtet nuk mund të ecet përpara dhe do të duhej që patjetër të ndryshohet kjo kastë e inkriminuar politike, që sjell vetëm regres.
Sipas anketimit të fundmi, i kryer nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, del në pah se papunësia, korrupsioni galopant dhe varfëria vazhdojnë të jenë tri problemet më të mëdha për qytetarët e Kosovës. ‘Pulsi Publik’ tregon një rënie të përgjithshme të kënaqshmërisë së qytetarëve me punën e shumicës së institucioneve kryesore ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore në Kosovë. Më shumë se gjysma e qytetarëve të anketuar janë të pakënaqur ose shumë të pakënaqur me orientimin politik që ka marrë vendi. Gati 80 për qind e qytetarëve nuk besojnë në meritokraci, kur bëhet fjalë për t’u punësuar në institucione të ndryshme. Shumica e të anketuarve besojnë se lidhjet familjare, ryshfetet, aleancat partiake dhe faktorët e tjerë jomeritorë e klientelistë, janë më të dobishmit për sigurimin e punësimit në sektorin publik, gjë që është plotësisht e vërtetë. Sipas analistëve, derisa 43 për qind e të anketuarve besojnë se vota e tyre nuk mund ta ndryshojë situatën dhe vetëm 32 për qind besojnë se vota e tyre ka mundur të ketë ndikim, flet mjaftueshëm për besimin e humbur. Kjo gjendje, sipas analistëve politikë, tregon se një pjesë e madhe e qytetarëve janë të gatshëm të dalin në protesta për ta ndryshuar këtë qeverisje të keqe, por problemi qëndron te mungesa e organizatorit të besueshëm, se nuk ka kush t’i ftojë në protesta, pasi që me këtë opozitë, që rri gjithnjë me njërën këmbë në pushtet, ndryshimi është tepër i vështirë aktualisht.
Opozita është e dobët
Sipas analistit politik Shefik Shkodra, tanimë u pa qartë se edhe nga anketimi i fundit prej UNDP-së qytetarët e Kosovës po vazhdojnë ta humbin çdo ditë e më shumë besimin në këtë politikë dhe në këto institucione.”Është alarmant konstatimi që del se të anketuarit, mbi 40%, nuk ishin të kënaqur me institucionet tona të tashme. Do të thotë nuk janë vetëm individë e grupe që flasin për një gjë të tillë. Po shihet se rreth 80% nuk janë të kënaqur me legjislativin, ekzekutivin, me gjykatat dhe ligjin. E para, nuk ka mundësi askush të punësohet nëse nuk është klient i partive në pushtet; nuk ka ku të ankohesh për çështje shumë të imët; çdo ditë ka nga një aferë në proceset e tenderimit; asnjëherë nuk zbardhën këto skandale. Mjafton që mjetet e informimit ta përmendin njëherë dhe fund. Opozita është e dobët dhe nuk e kanë qëllimin e rehabilitimit, por kërkojnë pushtet. Të gjithë i kanë sytë kah karrigia. Kush të bjerë, menjëherë ta zë tjetri, po pa ndonjë risi e hapa për sanimin e gjendjes. Qytetarët flasin çdo gjë kundër, po nuk ka mbështetje e as organizim që të protestohet kundër kësaj mënyre të qeverisjes. Aleancat partiake me klientelizmin e tyre po rrënojnë çdo segment të jetës për pjesën tjetër të qytetarëve. Nuk ka institucion konkursi edhe për vendet në punë publike. Meritorët kapërdihen nga elementët e nepotizmit”, theksoi Shefik Shkodra për “Kosova Sot”
Kapja e shtetit nga politika e inkriminuar
Sipas magjistrit të shkencave politike, Ali Hertica, edhe kësaj radhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), përmes sondazhit në raportin e ‘Pulsit Publik’, e bën të qartë se pakënaqësia në popull është duke u rritur për shkak të kapjes së shtetit nga politika e inkriminuar.”Ky raport jep qartë pasqyrën e sistemi total të inkriminuar nga bandat e krimeve ekonomike dhe e atyre që sot janë në kokën e pushtetit, së bashku me klientelën e tyre që po udhëheq vendin. Pra, tani vetëm sa po provohet argumenti se e gjithë kjo që sot po reflekton me pakënaqësi tek qytetari janë krimi dhe korrupsioni, si penguesit kryesorë të zhvillimit të vendit, si pasojë e të cilëve vjen edhe varfëria ekstreme që realisht është si bazamenti i thellimit të krizës. Kriza sa vjen e thellohet, pikërisht për shkak të shpërfaqjes së dhunshme të liderizmit dhe patriotizmit të rremë politik, dy veprime të cilat e sollën shoqërinë në këtë situatë të vështirë ekonomike dhe në rritje të papunësisë. Tani është koha që qytetari të mos vonohet, duhet ta ngrejë zërin dhe të japë kushtrimin kundër këtyre padrejtësive, sepse ky raport shpalos perceptimet e kosovarëve rreth drejtimit kryesor politik dhe zhvillimeve tjera në Kosovë”, theksoi Hertica për “Kosova Sot”.
“Ky raport jep qartë pasqyrën e sistemit total të inkriminuar nga bandat e krimeve ekonomike dhe atyre që sot janë në kokën e pushtetit, së bashku me klientelën e tyre që po udhëheqin vendin. Pra, tani vetëm sa po provohet argumenti se e gjithë kjo që sot po reflekton me pakënaqësi tek qytetari janë krimi dhe korrupsioni, si penguesit kryesorë të zhvillimit të vendit, si pasojë e të cilëve vjen edhe varfëria ekstreme që realisht është si bazamenti i thellimit të krizës. Kriza sa vjen e thellohet pikërisht për shkak të shpërfaqjes së dhunshme të liderizmit dhe patriotizmit të rremë politik”, theksoi analisti Ali Hertica për gazetën “Kosova Sot”
GURAZIU: PAPUNËSIA, KORRUPSIONI GALOPANT DHE VARFËRIA, JANË PREOKUPIMET MË TË MËDHA PËR QYTETARËT
Analisti politik Ragip Guraziu thotë se mbi bazën e të gjeturave të këtij hulumtimi del se ky pushtet sikur është bërë vetë “egjeli” i Kosovës dhe i qytetarëve të saj. “Edhe kësaj radhe anketa tregoi se përfundimisht me këtë pushtet nuk mund të ecet përpara dhe duhet patjetër të ndryshohet kjo kastë e tejinkriminuar politike që sjell vetëm regres. Ka kohë që po bëhen anketime të tilla paralajmëruese, por askush nuk po i merr parasysh nga politika. Sidoqoftë, ky i fundit është alarm i llojit të vet të veçantë. Ky anketim së fundmi, i kryer nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, INDP, nxjerr në pah se kryesisht janë papunësia, korrupsioni galopant dhe varfëria ndër faktorët kryesorë që vazhdojnë të jenë problemet dhe preokupimet më të mëdha për qytetarët e Kosovës. ‘Pulsi Publik’ tregon një rënie të përgjithshme të kënaqshmërisë së qytetarëve me punën e shumicës së institucioneve kryesore ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore në Kosovë. Është tepër alarmant fakti që flet se më shumë se gjysma e qytetarëve të anketuar janë të pakënaqur ose shumë të pakënaqur me orientimin politik që ka marrë vendi. 80 për qind e qytetarëve nuk besojnë në meritokraci kur bëhet fjalë për t’u punësuar në institucione të ndryshme. Shumica e të anketuarve besojnë se lidhjet familjare, ryshfetet, aleancat partiake dhe faktorët e tjerë jomeritorë e klientelistë, janë më të dobishmit për sigurimin e punësimit në sektorin publik, gjë që është plotësisht e vërtetë. Qytetarët, më sakte 43 për qind e të anketuarve, besojnë se vota e tyre nuk mund ta ndryshojë situatën dhe vetëm 32 për qind besojnë se vota e tyre mund të ketë ndikim, derisa një pjesë e madhe e qytetarëve janë të gatshëm të dalin edhe në protesta për të ndryshuar këtë qeverisje të keqe”, theksoi analisti Guraziu për “Kosova Sot”.
KELMENDI: DUKE U THELLUAR SHTYPJA DHE SKLLAVËRIA, RRITET PAKËNAQËSIA DHE POPULLI I NXJERR NJERËZIT E VET NË BALLË
Sipas profesorit universitar, Muhamet Kelmendi, deri te zhgënjimi kaq i madh i masës qytetare në politikë dhe institucione kanë ndikuar shumë faktorë, jo vetëm të brendshëm, por edhe të jashtëm, pra vendorët e ndërkombëtarët.”Politika e zhvilluar në Kosovë nuk ka karakter të pavarur dhe ajo ndikohet shumë nga disa faktorë të brendshëm dhe të jashtëm. Kur thuhet kjo, zakonisht mendoj në disa grupe të interesave të ndryshme dhe kontradiktore mbi Kosovën. Së pari, është interesi i brendshëm i grupeve informale dhe shumë mirë të organizuara, të cilat për përfitime dhe ruajtjen e pozitave shtetërore dhe ekonomike janë lidhur ngushtë dhe bashkëpunojnë nga afër, në interes të përfitimeve të veta dhe në dëm të Republikës. Së dyti, ky grupim i njerëzve, për interesa të veta, është shndërruar në vegla të huaja, prej nga po bëjnë edhe marrëveshje tejet të dëmshme me shtetin serb dhe së treti është ndikimi i grupeve gjeostrategjike të huaja, nga Evropa, SHBA-ja, deri edhe te Rusia e Serbia mbi Kosovën. Pra, i përmenda këta faktorë për të treguar shkaqet e krizës së madhe ekonomike dhe sociale, papunësinë e lartë dhe shfrytëzimin skllavërues të masave të gjëra të punësuara, sidomos ato që dominojnë në sektorin privat, ku nuk ka as siguri, as pension dhe as të ardhura për jetë dhe perspektivë më të mirë”, është shprehur Kelmendi për gazetën “Kosova Sot”. Në mungesë të sundimit të ligjit, sipas Kelmendit, në shumicën e rasteve kemi një eksploatim të përmasave skllavopronare.”Nuk është një gjendje normale në shoqëri dhe institucione, për çka edhe pakënaqësia është ajo e nivelit të lartë që ekziston te masat. Për ta ndryshuar këtë gjendje, masat qytetare kanë dy rrugë: Rruga e parë është ndryshimi demokratik me votën dhe rruga e dytë është më e padëshirueshme, e vështirë, por që mund të jetë e imponueshme, me protesta dhe demonstrata. Të dyja këto mjete janë demokratike dhe të dyja duhet të aplikohen në Kosovën e “martirizuar” tash nga politikanët e kalibrit të Hashim Thaçit, Fatmir Limajt etj. Por, kush e bën këtë shtrohet tani pyetja tjetër? Pozita nuk ka interes! Opozita është e lidhur pas interesave financiare dhe ka kryesisht pretendime për pushtet. Dhe kur shtrohet pyetja se tani kush duhet do të veprojë, parashikimi është shumë i vështirë. Jam i bindur se duke u thelluar shtypja dhe skllavëria, rritet pakënaqësia dhe populli i nxjerr njerëzit e vet në ballë dhe kjo në një ditë të afërt edhe do të bëhet”, theksoi Kelmendi për “Kosova Sot”.
Qytetarët: Institucionet e kapura po e shohin vetëm interesin e grupeve të ngushta
Rreth konstatimeve në këtë raport të UNDP-së gazeta ka intervistuar edhe qytetarë, të cilët theksojnë se ky është një realitet i butë, i paraqitur në anketim, derisa gjendja në terren është akoma më e rëndë dhe më serioze, sepse përqindja e qytetarëve që nuk u besojnë më këtyre institucione në fakt duhet të jetë edhe më e madhe. Qytetari Rasim Krasniqi thotë për “Kosova Sot” tha se përderisa këta njerëz që kanë kapur pushtetin nuk bëjnë asgjë për të mirën e qytetarit, atëherë as që mund të pritet të dalin raporte më pozitive, përkundrazi.”Unë mendoj që ndikues në këtë zhgënjim qytetar pikë së pari është mungesa e zhvillimit ekonomik. Këta nga qeveria vazhdimisht po japin vlerësime që ka një zhvillim më të mirë ekonomik, por ai zhvillim nuk është i prekshëm. Ky është një problem, nën dy është një papunësi e madhe e rinisë. Shikoni se çfarë ka, vetëm të rinj me fakultet që janë të papunë, e për një vend pune konkurrojnë nga disa dhjetëra qindra të rinj. Nën tre, gjithsesi që duhet të jetë edhe problemi i korrupsionit që realisht ai është i vazhdueshëm dhe është gjithmonë kanceri i një shoqërie”, theksoi qytetari Rasim Krasniqi. Gjykim dhe vlerësim thuajse identik ka edhe qytetari tjetër, Skënder Ibrahimi, sipas të cilit nyja e krejt së keqes është në mospasjen e drejtësisë efektive dhe të pavarur.”Më se pari nuk po funksionojnë gjykatat. Tani këta qeveritarë, secili ministër që po vjen në pozitë, secili prej tyre po thotë ne po punojmë, jemi duke punuar. I kalon mandati duke thënë ashtu, por pas tij vjen tjetri dhe po ashtu thotë edhe ai, jemi duke punuar, këto problemet që janë në realitet i pranojnë edhe ata, por të gjithë thonë se jemi duke punuar dhe prapë kalon mandati e puna nuk kryhet. Pra, ata thonë se po punojnë e rezultatet nuk zbardhin asgjë të rëndësishme, të mirë për interesin e qytetarit, e kur jemi te rezultatet, nuk po ka rezultate. E kur bëhet pyetja për shpresën e qytetarit, nuk ka gjë tjetër veç një shpresë si dritë e vogël sa për të mbetur diqysh gjallë me pikën e zorit, sepse realisht nuk ka shpresë për ditë më të mira. Mendoj që shpresë të mira nuk kanë më shumë se 1% e njerëzve. Sidomos është problemi që i mundon të rinjtë, e ai është papunësia”, theksoi Skënder Ibrahimi për “Kosova Sot”.
(Kosova Sot)