ARKATANA

Politika e inkriminuar e ushqen korrupsionin në drejtësi

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Emërimet e deritanishme në baza të politikës ditore të një pjese të njerëzve në sistemin e drejtësisë kanë qenë dukuri në Kosovën e pasluftës, por pas ofrimit të MSA-së dhe pritjes së liberalizimit të vizave mund të ketë zhvillime të reja.

Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet, nga LDK-ja, Adem Salihaj, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se sistemin e krijon sistemi politik i shtetit. Kësisoj, sipas tij, përderisa sistemi politik i shtetit është i korruptuar dhe i inkriminuar, asnjë organ tjetër i shtetit nuk mund të jetë i pastër dhe nuk mund të vendosë sundimin e ligjit, shkruan gazeta Kosova Sot.

Emërimet e deritanishme në baza të politikës ditore të një pjese të njerëzve në sistemin e drejtësisë kanë qenë dukuri në Kosovën e pasluftës, por pas ofrimit të MSA-së dhe pritjes së liberalizimit të vizave mund të ketë zhvillime të reja.

Uji Dea

Nevojën e eliminimit të emërimeve politike në drejtësi e ka përmendur edhe komisioneri Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johannes Hahn, në një konferencë për medie të martën, i cili, pos tjerash, ka deklaruar se nuk duhet pasur politizime në emërimet që bëhen në sistemin e drejtësisë. Veç kësaj, shtrohet edhe pyetja se pse Parlamenti i Kosovës asnjëherë nuk ka debatuar seriozisht për problemet që ka drejtësia kosovare. Pavarësisht asaj se pushtetet janë të ndara, përfaqësuesve të popullit u takon që të debatojnë për sistemin e drejtësisë, i cili mund të thuhet se është lërë shumë anash dhe gjendet në një gjendje të rëndë. Për këtë çështje, si dhe për komentet e komisionerit Hahn, flasin njohësit e kësaj fushe. Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet, nga LDK-ja, Adem Salihaj, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se sistemin e drejtësisë e krijon sistemi politik i shtetit. Kësisoj, sipas tij, përderisa sistemi politik i shtetit është i korruptuar dhe i inkriminuar, asnjë organ tjetër i shtetit nuk mund të jetë i pastër dhe nuk mund të vendosë sundimin e ligjit. “Mendoj se të gjithë ndërkombëtarët janë shumë të vetëdijshëm për këtë situatë, madje janë vetë shkaktarët kryesorë të kësaj gjendjeje në Kosovë. Deklarimet e ndërkombëtarëve janë në stilin hajt t’i kërkojmë gjurmët e korrupsionit dhe të kriminelëve e të bandave, në kohën kur bandat dhe kriminelët janë këmbëkryq në organet më të larta të shtetit dhe që ne i kemi vazhdimisht para syve tanë”, është shprehur deputeti Adem Salihaj.

Sistemi gjyqësor duhet të pavarësohet

Eksperti i së drejtës, Muhamet Kelmendi, tha se me sistemin aktual të drejtësisë është e pamundur që të realizohet pikësynimi, të cilin e kërkoi komisioneri Hahn të martën, lidhur me atë që të kemi shtet ligjor. “Pra, mënyra e emërtimit vjen kryesisht nëpërmes subjekteve politike që janë në pushtet dhe tani është e pamundur që ne të kemi një sistem gjyqësor dhe prokurorial që do të jetë i pavarur nga sistemi politik, nga partitë politike e kam fjalën dhe nga ana tjetër nga shteti, i cili del nga pozita që është në pushtet. Pra, duhet një reformim i tërësishëm i sistemit gjyqësor, me këtë kuptoj reformimin e Prokurorisë, atë të Gjyqësorit dhe të Këshillit gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës, i cili duhet të shkojë në tërësi të pavarësohet nga politika, t’i jepen kompetenca të gjëra të tilla dhe të konkurrohet mbi bazën e kualiteteve, përgatitjeve shkollore, të dhënave morale, etike dhe të fakteve të tjera, ku natyrisht mbi bazën e tillë pastaj të përcaktohen gjyqtarët dhe jo mbi bazën e përkatësisë politike dhe natyrisht qeveritare”, theksoi ai. Më tej në këtë drejtim Kelmendi mendon se edhe deklarata e komisionerit Hahn për këtë çështje e ka pasur këtë qëllim e ka pasur sikurse që thotë ai, që Shqipërisë që ia ka paraqitur si kusht reformën e sistemit gjyqësor në tërësi, se kjo e fundit duhet të pavarësohet nga shteti, e po ashtu nga Kuvendi dhe Qeveria dhe se kjo është e njëjtë edhe në Kosovë, duke shtuar se “pa pasur një sistem gjyqësor dhe prokurorial të pavarur nga Qeveria, nga partitë politike, qoftë opozitë apo pozitë, pavarësisht dhe që i nënshtrohet vetëm ligjit, ne nuk do të kemi një luftë të suksesshme kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe formave tjera devijuese që ndodhin në shoqëri”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.