UBT

Politika e inkriminuar e shkatërroi qëllimshëm arsimin

/ 13 minuta lexim
Fundamenti

Sistemi i arsimit i degraduar në Kosovën e pasluftës u bë temë e medieve edhe në gazetën prestigjioze zvicerane “Neu Zuricher Zeitung”, i cili medium, javën që lamë pas, ka publikuar një shkrim rreth gjendjes së arsimit në Republikën e Kosovës, me titullin “Shkollat më të këqija në Evropë”.

“Ky degradim i arsimit është bërë pikërisht edhe nga politika e inkriminuar, por edhe nga i ashtuquajturi koordinator i Qeverisë, zyrtari Rexhep Hoti, që për habinë tonë po dërgon programe për rininë në Malin e Zi, thuajse ne e kemi situatën e shkëlqyeshme. Prandaj, këtu edhe shtrohet pyetja se a thua si po lejohet Rexhep Hoti, ky shantazhues, që të shpenzojë para për shëtitje, përfshirë edhe këtë vizitë në Malin e Zi, për të “promovuar” gjoja programe për rininë, me arsimin e tejdegraduar në Kosovë”, thotë analisti Bislim Aliu për gazetën “Kosova Sot”.

Sistemi i arsimit i degraduar në Kosovën e pasluftës u bë temë e medieve edhe në gazetën prestigjioze zvicerane “Neu Zuricher Zeitung”, i cili medium, javën që lamë pas, ka publikuar një shkrim rreth gjendjes së arsimit në Republikën e Kosovës, me titullin “Shkollat më të këqija në Evropë”.

Sipas këtij shkrimi, e gjithë kjo vjen si pasojë e elitës politike kosovare dhe politizimit të personelit nëpër shkolla. Ndaj, analistë dhe qytetarët me të drejtë e shtrojnë pyetjen se përderisa sistemi i arsimit në Kosovë është tërësisht i degraduar, gjë që e vërteton edhe testi PISA. Kosova ka shkollat më të këqija në Evropë, por asnjë masë nuk po ndërmerret. Dhe, si për ironi të fatit, Kosova u jep mend edhe fqinjëve! Sipas analistëve, i ashtuquajturi koordinator i Qeverisë, zyrtari Rexhep Hoti, dërgon programe për rininë në Malin e Zi, thuajse ne e kemi situatën e shkëlqyeshme në Kosovë. E tëra kjo me shpenzimet e buxhetit të taksapaguesve kosovarë. Analisti politik Shefik Shkodra, për gazetën “Kosova Sot”, thotë se qëllimi kryesor ka qenë nga Serbia dhe aleatët e saj, që në Kosovë pas lufte të degradohet çdo segment i jetës, sidomos arsimi.”Kjo vjen nga injorantët në pushtet, që nuk dinë se ç’është arsimi i popullit. Ata (armiqtë), për fat të keq, na kanë njohur dhe e kanë ditur se, më shumë ka njerëz të interesit personal sesa që duan ta ngritin një shtet të ri. Më lehtë, këta tipat e kanë pasur të uzurpojnë pasuritë e vendit sesa të interesohen për arsimin që do ta mbante vendin”, u shpreh ai.

Kuadrot e paafta

Sipas Shkodrës, kushti i parë për t’u zgjedhur drejtor ka qenë dëgjueshmëria, asgjë tjetër. “Asnjë kompetencë. S’ka disiplinë, s’ka mësim. Shkolla për argëtime…Nëpër shkolla janë regjistruar nxënës me nepotizëm, me ryshfete e me klientelizma. Janë formuar paralele me nga 40-45 nxënës, krejt pa meritë. Politika e Kosovës s’është mërzitur për arsimim, por sa për t’i qetësuar rininë dhe për të mos kundërshtuar. Partia në pushtet ka dashur të forcojë veten (më keq se në kohën e komunizmit) dhe të lërë mënjanë atë që është esenciale. Nuk ka pasur tekste të mjaftueshme. Nuk është bërë një përzgjedhje as e kuadrove e as e nxënësve. Në shkolla fillore është mbajtur mësim formal (në disa vende), sikur edhe në disa shkolla të mesme; dhe ashtu si kanë ardhur në shkolla të mesme, ashtu edhe kanë kaluar. Ata që kanë shkuar në studime, dihet, jo me forcat e veta, me lidhje ose me para (pjesa më e madhe)”, shpjegon më tutje ai.”Edhe në Universitetin Publik është manipuluar me rektorët dhe kuadrin pedagogjik. Partitë kanë dashur që sa më shumë klientë të kenë nëpër shkolla dhe universitete. Madje, edhe pa kurrfarë merite. Doktorë e doktorë, magjistra e magjistra, si kërpudhat pas shiut, porse çka kanë sjellë nga studimet e tyre, kjo fare nuk vërehet”, potencoi Shkodra.

Degradimi i shkollës

Eksperti i fushës së integrimeve evropiane, Jeton Kelmendi, për gazetën “Kosova Sot”, thotë se arsimi në Kosovë gjendet në një krizë të thellë morale dhe profesionale. “Kjo kastë politike dhe këta operatorë, pasi e kidnapuan dhe privatizuan ekonominë, u mungonte vetëm edhe letra për diplomat. Dhe, duke qenë në dilemë se si t’ia bëjnë në këtë drejtim, këta njerëz u futën nga politika, ndonëse edhe në politikë nuk dinin asgjë, u futën në arsim dhe më pas e kapën edhe Universitetin Publik dhe tash e dy dekada secili që ka ardhur në krye të Universitetit dhe të Ministrisë së Arsimit, secili prej tyre as që merrnin vesh në arsim. Prandaj, këta operatorë edhe e shkatërruan arsimin dhe të njëjtët u pajisën me diploma dhe morën edhe pozita udhëheqëse duke u emëruar dekanë e çka jo tjetër, por duke e përdorur politikën”, potencoi ai . Sipas Kelmendit, po të njëjtët operatorë më pas u larguan nga politika gjoja duke iu kthyer institucioneve arsimore dhe shkencës. “Kësisoj arsimi në Kosovë ra në pikën më të ulët të mundshme dhe e tëra kjo nuk është bërë pa ndonjë qëllim nga qarqet e caktuar nga vendorët për ta realizuar shkatërrimin e arsimit në Kosovë”, vijoi më tej ai. Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ali Hertica, për gazetën “Kosova Sot”, thotë se politika e të inkriminuarve dhe analfabetëve politikë i shndërroi shkollat kosovare në shkollat më të dobëta në Evropë dhe në rajon. “Arsimi para lufte ishte arsim, kurse mbetet një enigmë se përse arsimit nuk iu dha një rëndësi të posaçme këtij dikasteri nga politika dhe qeveritë e pasluftës që të ketë një arsim cilësor deri më sot, sepse nuk është i vlerësuar as nga PISA”, vlerëson ai.

Lluksi i Hotit, dëshmi e degradimit

Eksperti i fushës së Drejtësisë, juristi, Muhamet Kelmendi, për “Kosova Sot”, thotë se artikulli i gazetës zvicerane për arsimin në Kosovë i përgjigjet realitetit aktual, qoftë në arsimin e ulët të lartë dhe atë profesional. “Shkollimi ynë në Kosovë nuk është i krahasueshëm apo kompatibil me shkollimin që bëhet në vendet e tjera dhe kjo ka bërë që vendet tjera mësojnë diçka tjetër kurse PISA në Kosovë i pyet nxënësit tanë për diçka tjetër. Pra, sistemi i arsimit në Kosovë, ndonëse janë bërë kurrikulat ato kanë mbetur të pazbatueshme, ngase duhet pranuar se reformat ishin joreale dhe nuk i përgjigjen arsimit në Kosovë”, u shpreh ai, duke adresuar kritika ndaj MASHT-it.”Nga të gjitha shkollat tona duhet që të largohen njerëzit që janë sjellë nga partitë politike që e kanë pushtetin. Ngase në komunat e Kosovës ato parti që e kanë pushtetin në njërën nga këto komuna, ato i kanë të gjithë drejtorët e asaj partie, pra me një fjalë kemi politizim të skajshëm të sistemit të arsimit, me shkolla politike të skajshme, pasi nuk ka kuadro të kualifikuara”, vijoi më tej Kelmendi. “Kur bëhet fjalë për çështjen e Rexhep Hotit, këtu bëhet fjalë për një person që vjen nga një parti e fortë politike dhe na tregon se ky subjekt politik (PDK-ja) atij personi i ka gjetur një vend pune jashtëzakonisht të paguar, në mënyrë që ec poshtë e lart dhe ku fitimet janë të mëdha dhe kuptohet një TV që ai e ka në pronësi duhet financuar nga forma të tjera, sepse është shumë e vështirë që të mbash një TV. Dhe, në këtë drejtim, Rexhep Hoti përmes subjektit të tij, PDK-së, tashmë ka arritur që të krijojë një bazë të fortë materiale, që është shumë produktive. Prandaj, është e natyrshme që partitë politike u mundësojnë individëve të radhëve të tyre që janë të ndryshëm, që të kenë përfitime të mëdha financiare, e asgjë tjetër, duke iu përshtatur situatës”, theksoi Kelmendi. Edhe përkundër pyetjeve të dërguara koordinatorit Rexhep Hoti, ai nuk ka kthyer përgjigje.

KAPJA E SISTEMIT

Fundamenti

“Disa të ashtuquajtur këshilltarë të arsimit, që nuk kanë arsim as për veten e tyre, merren me hartime programesh për arsimin e lartë. Prandaj, edhe e kemi reagimin e PISA-s dhe shkrimin e gazetës zvicerane dhe të qarqeve ndërkombëtare arsimore që po na tregojnë haptazi për nivelin e ulët të arsimit, në të cilin ka rënë Kosova. Kësisoj është e vështirë që të çlirohemi pa larguar nga pushteti i tashëm garnitura që për dy dekada e keqpërdori Kosovën, ngase kjo është problem të shkarkohen, sepse tërë kjo punë është bërë me vetëdijen e të gjitha partive politike tash e dy dekada, ngase asnjëra nga këto parti që ishin në pushtet apo në opozitë nuk kanë thënë se prioritet mbi prioritete duhet që të jetë arsimi, ngase arsimi për të gjitha ato subjekte ishte sekondar”, tha Jeton Kelmendi për “Kosova Sot”.

GURAZIU: FALË KËSAJ ELITE POLITIKE, KOSOVA I KA SHKOLLAT MË TË KËQIJA NË EVROPË

Analisti Ragip Guraziu,për gazetën “Kosova Sot”,thotë se falë kësaj elite politike të Kosovës,sipas gazetës zvicerane ‘ Neu Zurcher Zeitung”,Kosova i ka shkollat më të këqija në Evropë.Ky degradim i arsimit është bërë pikërisht nga politika e inkriminuar dhe nga i ashtuquajturi koordinator i Qeverisë,zyrtari Rexhep Hoti,që po dërgon programe për rininë në Malin e Zi,thuajse ne në Kosovë e kemi situatën arsimore të shkëlqyeshme”,thekson ai.Sipas Guraziut,dikush duhet të japë llogari për këtë abuzim të pandalshëm me arsimin.

SUNDIM, JO QEVERISJE

“Klasa politike te ne ka menduar se duhet të sundojnë, jo të qeverisin. Që kur kanë filluar me zgjedhjen e ministrave për arsim është parë se, këta e kanë dështuar tërësisht segmentin e arsimit. P.sh., juristi ministër i Arsimit, ndërsa arsimtari ministër i Drejtësisë. Enti Pedagogjik, në Departament apo Drejtori të Arsimit komunal. Drejtori i shkollës pa ndonjë parapërgatitje dhe herë-herë edhe i mangët në arsimimin e vet, drejtor partiak”, tha Shefki Shkodra për “Kosova Sot”.

ALIU: SI PO LEJOHET REXHEP HOTI TË SHPENZOJË PARA PËR SHËTITJE, PËR TË “PROMOVUAR” GJOJA PROGRAME PËR RININË, ME ARSIMIN E TEJDEGRADUAR NË KOSOVË?!

Analisti politik, Bislim Aliu, për gazetën “Kosova Sot”, thotë se i gjithë ky devalvim vjen si pasojë e ndërhyrjes së elitës politike kosovare, por edhe e politizimit të skajshëm të personelit nëpër shkolla.”Ky degradim i arsimit është bërë pikërisht edhe nga politika e inkriminuar, por edhe nga i ashtuquajturi koordinator i Qeverisë, zyrtari Rexhep Hoti, që për habinë tonë po dërgon programe për rininë në Malin e Zi, thuajse ne e kemi situatën e shkëlqyeshme. Prandaj, këtu edhe shtrohet pyetja se a thua si po lejohet Rexhep Hoti, ky shantazhues, që të shpenzojë para për shëtitje, përfshirë edhe këtë vizitë në Malin e Zi, për të “promovuar” gjoja programe për rininë, me arsimin e tejdegraduar në Kosovë”, ka thënë ai. Sipas tij, është politika e inkriminuar fajtore që i shndërroi shkollat kosovare në shkollat më të dobëta në Evropë.

Qytetarët, të zhgënjyer

Veç analistëve politikë, edhe qytetarët thonë se janë të zhgënjyer tej mase me indiferencën e qeverive të pasluftës dhe moskujdesin ndaj arsimit. Qytetarët edhe nuk habiten se si u bë temë e medieve sistemi i arsimit i degraduar, ku në gazetën prestigjioze zvicerane “Neu Zurcher Zeitung”, javën që lamë pas, u publikua një shkrim rreth gjendjes së arsimit në Republikën e Kosovës, me titullin “Shkollat më të këqija në Evropë”. Qytetari nga Podujeva Nazmi Halimi, njohës i problematikës së arsimit, për gazetën “Kosova Sot”, thotë se gjendja në arsimin e Kosovës që nga pas lufta është tepër e keqe. “Vlerësimi i PISA-s për cilësinë e arsimit në Kosovë ishte real, andaj duhet që të ballafaqohemi e ta përmirësojmë arsimin, e jo që të bëjmë polemika me institucionet ndërkombëtare shumë kredibile, sikurse që është PISA, e po ashtu edhe kritikat nga mediumet e huaja”, u shpreh ai.”Arsimit në Kosovë i nevojitet një infuzion dhe një përmirësimin e dukshëm, sepse ky është realiteti, ngase është për keqardhje që me arsimin jemi më të dobëtit në Evropë,sepse këtë vlerësim e kanë thënë edhe PISA para disa muajve. Prandaj, Qeveria dhe mekanizmat e tjerë të shtetit duhet që të tregojmë se çfarë duhet të bëjmë për përmirësimin e arsimit në Kosovës. Kjo, ngase arsimi dhe shëndetësia janë fushat bazike të një shteti, andaj edhe shoqëria është e tillë. Prandaj, shteti me mekanizmat e vet përkatës të kësaj fushe duhet që të ndërhyjnë urgjentisht në këtë fushë”, vlerësoi Halimi. Ndërsa, qytetari nga Prishtina Islam Velija, po ashtu një njohës shumë i mirë i procesit arsimor, për gazetën “Kosova Sot”, thotë se të gjitha vlerësimet e gazetës zvicerane për cilësinë shumë të dobët të arsimin në Kosovës qëndrojnë. “Në asnjërën qeveri të pasluftës arsimi nuk kishte tretmanin e duhur nga pushtetarët që ndërroheshin, ngase temat politike e dominojnë agjendën”, potencoi ai. Sipas Velisë, bajraktarët tanë po luftojnë në mes vete se kush ta marrë pushtetin, e nuk shqetësohen fare për arsimin e dobët.

(Kosova Sot