Fundamenti

Politika e inateve bllokon Kosovën

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Analistët vlerësojnë se po të kishin partitë politike parime dhe programe të qarta, do të kishin domosdo konsensus për çështje të rëndësishme të shtetit dhe ato bashkërisht do t’i mbronin dhe do t’i çonin përpara.

Thellimi i ndasive të mëdha politike, që po ndodh në shtetin e Kosovës, të shumtën e herëve edhe për çështje joparimore, por vetëm për interesa të synimit të pushtetit me çdo kusht nga subjektet politike, nga pozita për ta mbajtur atë edhe kur nuk e meriton, dhe nga opozita për ta marrë me çdo kusht dhe me mjete jodemokratike, po bën që Kosova të mbetet për kohë të gjatë në pozitën e moszhvillimit, të vendnumërimit, duke u sjellë në rreth vicioz për shkak të politikës së inateve. Si rrjedhojë, vendi nuk ka akoma liberalizim të vizave, shumë procese kanë ngecur për faj të politikës, kurse klasa në pushtet nuk po mund t’i shtyjë përpara shumë procese. Për këto pasoja janë të vetëdijshme edhe partitë politike si në pozite, si në opozite, për dëmet që po ia shkaktojnë vendit, e të cilat mund të jenë të pariparueshme, por fajin dinë t’ia hedhin gjithmonë njëri- tjetrit. “Në Kosovë, sa herë që munden, pozita dhe opozita e bllokojnë njëra- tjetrën. Pra, lufta nuk bëhet në bazë të programeve politike. Një çështje të njëjtë një parti politike e përkrah nëse është në pozitë dhe e kundërta, e kundërshton nëse është në opozitë. Për fat të keq, kjo në shumë raste e vë Kosovën para bllokadave. Po të kishin partitë politike parime dhe programe të qarta, do të kishin domosdo konsensus për çështje të rëndësishme të shtetit dhe ato bashkërisht do t’i mbronin dhe do t’i çonin përpara. Konsensusi në mes partive për çështje të rëndësishme të shtetit ndodh në të gjitha shtetet e mirëfillta, në të cilat funksionon ligji, kushtetuta dhe luftohet për interesat e mirëfillta kombëtare”, tha deputeti Adem Salihaj për “Kosova Sot”.

Kabineti “Mustafa”, ndër më të dobëtit

Mobi Casa

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi thotë se opozita ka provuar shumë herë që të ofrohet me pozitën për të arritur konsensus në të gjitha temat e rëndësishme të interesit nacional e zhvillimor të vendit, por është kryeneçësia e pozitës që me çdo kusht ka mbrojtur vetëm qëndrimet e veta edhe kur e ka gabim dhe nuk dëshiron komunikim as dialog konstruktiv me opozitën. “Ne kemi një rënie ekonomike, gjendje të rëndë sociale, kemi papunësi ekstreme të madhe. Dhe, elemente të tjera shumë të prekshme që tregojnë për ngecjen e trendëve të zhvillimit dhe perspektivës në Kosovë, gjë që ka ndikuar, madje edhe në brishtësinë e raporteve dhe brenda vetë partnerëve qeverisës- pozitës së tanishme, e të mos flasim tani për raportet akoma më të acaruara në mes të pozitës dhe opozitës”, u shpreh ai. “Kemi të bëjmë me një nga qeveritë më joserioze, jobashkëpunuese dhe nga më të dobë- tat që ka pasur vendi që nga pas lufta e deri më tani”, tha nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi.

Edhe analistët politikë, barrën më të madhe të përgjegjësisë ia adresojnë politikës në pushtet, ndonëse nuk amnistohet as opozita. “Fajin ekskluzivisht e ka Qeveria, pasi udhëheq me vendin, dhe për çdo neglizhencë përgjegjësia bie mbi institucionet e vendit, përkatësisht bartësit e tyre. Kosova aktualisht në kuptimin e shtyrjes së proceseve politike lëngon shumë rëndë, kjo më shumë vjen për shkak të pap?rgjegjshm?risë politike dhe mosprofesionalizmit të caktuar. Nëse iu referohemi dy çështjeve të mëdha, siç janë liberalizimi i vizave dhe çështja e demarkimit, del se fajin thelbësor e ka politika e papërgjegjshme dhe mosgatishmëria e tyre për t’iu dhënë pozitivitet këtyre dy proceseve, çka përbëjnë edhe kushte themelore për përfshirjen e Kosovës në struktura ndërkombëtare”, theksoi ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.