Hidromorava

Politika e bllokoi FAK-un

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ndonëse po kalojnë plot 17 vjet në realitetin e ri politik dhe institucional të Kosovës, nëntë vjet nga shpallja e pavarësisë dhe ndërtimi të shtetit, kjo klasë politikë e korruptuar dhe e papërgjegjshme, që prej pasluftës, thuaja se e ka lënë Kosovën gati krejtësisht pa kurrfarë mbrojtje, përveç pranisë ushtarake të NATO-s, që është reduktuar gradualisht në periudha të ndryshme kohore.

TRANSFORMIMI I FSK-SË ZVARRITET

Duhet qartësuar situata ligjore dhe kushtetuese,shkruan gazeta Kosova Sot.

Ndonëse po kalojnë plot 17 vjet në realitetin e ri politik dhe institucional të Kosovës, nëntë vjet nga shpallja e pavarësisë dhe ndërtimi të shtetit, kjo klasë politikë e korruptuar dhe e papërgjegjshme, që prej pasluftës, thuaja se e ka lënë Kosovën gati krejtësisht pa kurrfarë mbrojtje, përveç pranisë ushtarake të NATO-s, që është reduktuar gradualisht në periudha të ndryshme kohore. Një politikë dhe pushtet i dhënë kryesisht pas zhvatjes dhe përfitimit sa më të madh për vete dhe klanin e tyre nuk ka qenë në gjendje akoma të blejë as edhe një helikopter për forcat e Policisë së Kosovës e as autoblinda modernë, ngase po të kishim politikanë të ndërgjegjshëm e patriotë, do të ishin dhënë në pajisjen sa më të mirë të Policisë së Kosovës dhe FSK-së për t’u ofruar mbrojtje qytetarëve në rast rreziku. Njohësi i fushës së sundimit të ligjit, Blerim Burjani, thotë se formimi i Ushtrisë së Kosovës do të duhej të ishte prioritet para një armatimi më të madh të strukturës policore, por kjo politikë nuk e bëri mjaftueshëm as njërin dhe as veprimin tjetër. “Nëse veç juridikisht ka mundur ta formojë ushtrinë me ligj, sikur po thuhet tani nga deputetët, pse këtë nuk e kanë bërë asnjëherë deri më tani?”, thotë ai.

Mobi Casa

Gjykatës t’i kërkohet interpretim

deputetëve, të cilët çuditen se nuk e paskan ditë se mund të armatoset edhe FSK-ja dhe të shndërrohet në ushtri vetëm me ndërrim të misionit.”Nëse është kështu, si thonë ata, pozita dhe opozita janë shumë përgjegjëse, përgjegjësit kryesorë pse Kosova deri sot ka mbetur pa një forcë të mirëfilltë ushtarake, bazuar në Kushtetutën e Kosovës. Kjo emërohet si Forcë e Sigurisë Kombëtare me shenja të një trupe të sigurisë, pa definicion kushtetues se a është forcë ushtarake a çka është”, tha ai. Sipas tij, nuk ka precizitet të normimit juridik.”Kjo i bie se bazuar në interpretim logjik, në praktikën juridike, forcë e derivuar apo e dalë nga mekanizmi i një organizate civile bazuar në kronologjinë historike dhe bazuar në interpretimin sistematik nga praktika juridike. Pra, duhet të qartësohet kjo çështje, duhet të kërkohet interpretim edhe nga Gjykata Kushtetuese për të ecur përpara me ligj nëse veç kjo është e mundshme”, tha Blerim Burjani.

Ndërsa analisti Ali Hertica thotë se derisa policia megjithatë ka arritur deri diku të përgatitet, sipas përshkrimit të detyrave ligjore e kushtetuese që ka, edhe pse akoma jo mjaftueshëm, dështim më i madh është krijimi i Forcës Ushtarake Mbrojtëse të shtetit.”Sa i përket themelimit të Forcave të Armatosura ,nuk ka asnjë kuptim që Qeveria të fajësojë opozitën. Tri shkaqe janë qenësore për mosformimin e Forcave të Armatosura të Kosovës: neglizhenca, mospuna dhe mosinteresimi i Qeverisë. Tani Qeveria nxjerrë alibinë e rrejshme duke akuzuar pa të drejtë opozitën. Ndryshe, duke u thirrur në parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, ligjet dhe zakonet ndërkombëtare për paqe e siguri, në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe të drejtën e qytetarëve të Kosovës për vetëmbrojtje në rast të agresionit të jashtëm, Kosova si shtet, jo vetëm policinë, por ka të drejtë themelore që ta ketë edhe forcën e vet ushtarake për mbrojtje të territorit, sovranitetit dhe integritetit”, tha Hertica./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.