RCCOLA

Politika dhe drejtësia, në paqe me njëra-tjetrën

/ 3 minuta lexim

Duke parë që për dy dekada rresht, në realitetin ri të Kosovës nuk po mund të instalohet si duhet shteti i së drejtës, por kemi rritje dhe zhvillim të pa penguar të krimit të i organizuar, analistët politik gjykojnë dhe kritikojnë faktorin ndërkombëtar, i cili sipas tyre që në fillim e ka dizajnuar Kosovën si një shtet eksperimental dhe si i tillë po vazhdon të funksionon edhe tani, me të gjitha të këqijat që po e përcjellin.

“Pastrimi i parave në Kosovë , nga mafia-politika vendore dhe ajo ndërkombëtare, po bëhet kryesisht në sektorin e ndërtimit, por në sektorët e tjerë si psh. bankat dhe spitalet private, sepse nuk funksionon drejtësia”, theksoi Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”

Duke parë që për dy dekada rresht, në realitetin ri të Kosovës nuk po mund të instalohet si duhet shteti i së drejtës, por kemi rritje dhe zhvillim të pa penguar të krimit të i organizuar, analistët politik gjykojnë dhe kritikojnë faktorin ndërkombëtar, i cili sipas tyre që në fillim e ka dizajnuar Kosovën si një shtet eksperimental dhe si i tillë po vazhdon të funksionon edhe tani, me të gjitha të këqijat që po e përcjellin.

Kjo sipas analistëve është edhe një arsye pse nëntoka kriminale është në “një limbo” mes aktiviteteve të paligjshme që i kanë pasuruar dhe I pasurojnë njerëzit e politikës, oligarkët, që në dukje të parë duket se bëjnë veprimtari krejtësisht të ligjshme, por është e kundërta, ngase lidhur në të njëjtin rreth kriminal edhe personazhe nga gjykatat dhe nga prokuroritë, duke mos u marrë fare me mafio-oligarkët dhe politikanët e lidhur me ta.
Analisti politik Faik Krasniqi thotë se vendet si Kosova janë projektuar nga bashkësia ndërkombëtare qëllimisht për pastrimin e parave. “Dhe dikush mundë të pyes se si janë projektuar? Janë projektuar përmes krijimit të një klase politike që atyre u përshtat. Prandaj Kosova është një vend jo vetëm i pastrimit të parave, por edhe transit i drogës, armëve dhe operimit të shërbimeve sekrete nga vendet më të fuqishme të botës dhe vende të tjera”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Mobi Casa

Sipas Krasniqit, “Pastrimi i parave në Kosovë , nga mafia-politika vendore dhe ajo ndërkombëtare, po bëhet kryesisht në sektorin e ndërtimit, por në sektorët e tjerë si psh. bankat dhe spitalet private sepse nuk funksionon drejtësia”, theksoi Krasniqi për “Kosova Sot Online”. Politika dhe drejtësia, sipas Krasniqit, janë në paqe me njëra-tjetrën.

“Kanë një pakt të lidhur: Ne s’ju ngacmojmë juve, dhe as ju mos na ngacmoni neve. Kjo shihet nga “dënimet” që u japin politikanëve dhe biznesmenëve të lidhur me ta, kryesisht me kusht dhe gjoba me para. Dhe krejt kjo lejohet kështu pasi që shqiptarët e kanë dëshmuar që janë popull dele, prandaj edhe nuk reagojnë”, theksoi analisti Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)