United Hospital

Politika, biznesi më profitabil në Kosovë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Bazuar në analizën e njohësve të skenës politike në vend, për të gjitha proceset e deritanishme zgjedhore, që nga legjislatura e parë e tutje, deri te kjo e fundit, del një konstatim negativ, sipas të cilit klasa politika kosovare, pozitë e opozitë, nuk e ka synuar asnjëherë pushtetin, siç e thotë ligji, për t’u shërbyer qytetarëve dhe shtetit demokratik e ligjor, diçka që do të duhej të ndodhë në një shtet civil e demokratik, por përkundrazi lufta është bërë vetëm për t’u shërbyer klientelave, klaneve dhe bizneseve që janë të inkriminuara e shërbejnë gjithnjë si infuzion për politikën e tejkorruptuar dhe kriminale.

Interesi qytetar tërësisht i shkelur nga oligarkia pushtetare,shkruan gazeta Kosova Sot.

Bazuar në analizën e njohësve të skenës politike në vend, për të gjitha proceset e deritanishme zgjedhore, që nga legjislatura e parë e tutje, deri te kjo e fundit, del një konstatim negativ, sipas të cilit klasa politika kosovare, pozitë e opozitë, nuk e ka synuar asnjëherë pushtetin, siç e thotë ligji, për t’u shërbyer qytetarëve dhe shtetit demokratik e ligjor, diçka që do të duhej të ndodhë në një shtet civil e demokratik, por përkundrazi lufta është bërë vetëm për t’u shërbyer klientelave, klaneve dhe bizneseve që janë të inkriminuara e shërbejnë gjithnjë si infuzion për politikën e tejkorruptuar dhe kriminale.

Sipas njohësve të rrethanave politike 18-vjeçare në vend, është krijuar bindja se kjo politikë funksionon sipas qëllimit se ardhja në pushtet është vetëm për të zhvatur e plaçkitur shtetin e qytetarët, për të pasuruar, punësuar familjarët, rrethin klanet e militantët, por jo që t’u bëhet një shërbim i denjë qytetarëve të nëpërkëmbur të këtij vendi.

Uji Dea

Prof. Muhamet Kelmendi thotë se është një e kaluar e mbrapshtë e funksionimit të skenës politike kosovare për gjitha këto vite.

Partitë udhëhiqen nga klane korruptive

Sipas Kelmendit, çështja e klasës politike dhe e pozitës së saj në shoqëri, si dhe të detyrave kundruall shtetit, nuk mbështetet në detyrat e ndërtimit të shtetit, por në interesat vetanake, të lidhura me grupe politike të interesit dhe me krim e korrupsion. “Aktualisht janë dy baza korruptive: E para, pozita shtetërore për të krijuar lidhje me oligarkët ekonomikë dhe nëpërmjet tenderëve. Dhe e dyta, vërja e politikës nën shërbim të krimit ekonomiko-financiar dhe të tregtisë, me qëllim të përfitimeve të mëdha dhe të realizimit të interesave pasurore të veta, të familjes, të grupit dhe të partisë që e ke në ballë. Tërë këto shkojnë bashkërisht”, theksoi ai. “Pa një parti të tillë, që udhëhiqet nga klanet e tilla korruptive, të lidhur me pushtet dhe me ekonominë informale, të mbështetur në krim dhe korrupsion, nuk mund të kemi pasurime të përmasave që i kemi aktualisht në vendin tonë”, u shpreh Kelmendi. “Le të merret çdo politikan dhe ekonomist e financier dhe të analizohet, do të shihet se pasuria e disponuar kurrsesi nuk përputhet me të ardhurat e fituara nga puna, apo veprimtaria ekonomike dhe tregtare. Vetë ky fakt tregon për korrupsion dhe krim. Nuk ka nevojë të merren në shqyrtim dhe të analizohen”, tha profesor Kelmendi për “Kosova Sot”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.