FITORJA

Politico zbulon pse Thaçi e nisi transformimin e ushtrisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Portali i njohur evropian, Politico, në një analizë të gjatë të botuar sot, hedh shikimin drejt Kosovës dhe siç ky portal shkruan “manovrës ushtarake të Hashim Thaçit”.
Politico shkruan se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nisi aksionin për formimin e ushtrisë në një kohë kur janë të ngritura tensionet në Ballkan, sidomos në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila aspiron të anëtarësohet në BE.

“Situata u ndez në janar, pasi që Beogradi dërgoi një tren në veri të Mitrovicës me mbishkrimi ”Kosova është Serbi” në rreth 20 gjuhë. Tjetër gjë që shkaktoi tensione ishte edhe ndalimi i udhëheqësit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, në Francë me një urdhërarrest nga Serbia si dhe formimi i një gjykate të re për të gjykuar krimet e luftës”, transemton GazetaBlic.

Në një samit muajin e kaluar, udhëheqësit e BE-së e përshkruan situatën në rajon si “të brishtë”.

FIDANISHTJA

Nisma e Thaçit për transformim e ushtrisë ka qenë e njohur në vend, duke pasur parasysh gati 90 për qind e popullsisë. Mirëpo, kjo gjë e ka vënë në një kurth përplasjeje me aleatët perëndimorë.

Vendet perëndimore që e njohin Kosovën nuk e kundërshtojnë krijimin e një ushtrie në vetvete, dhe kanë ndihmuar për të hartuar një plan për të transformuar FSK-tre vjet më parë. Por ata kanë qenë të alarmuar nga mënyra se si Thaçi e ka propozuar këtë gjë. Aleatët perëndimorë të Kosovës besojnë se një ushtri duhet të krijohet përmes një amendamenti kushtetues. Kjo do të kërkojë miratimin e dy të tretave të të gjithë deputetëve – dhe dy të tretat e 20 deputetëve që përfaqësojnë pakicat etnike, 10 prej të cilëve janë serbë.

“Duke pasur parasysh mjedisin politik në Kosovë, dyshoj se e gjithë biseda e ushtrisë është një vetiniciativë i presidentit, i cili me të vërtetë vëmendjen dhe dëshiron t’i tregojë partisë së tij që ai ende e kontrollon në zgjedhje të reja për të fituar shumicën e votave në Qeverinë e ardhshëm”, ka thënë për Politico Lumir Abdixhiku, drejtor i institutit “Riinvest”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.