UBT

Policia: Zbatojini masat antiCOVID, nga sot do të ketë ndëshkime ndaj shkelësve të ligjit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pas rritjes së rasteve të të prekurve me COVID 19 dhe pas masave të reja të ndërmarra nga institucionet e vendit edhe Policia e Kosovës do të jetë aktive qysh nga sot në realizim dhe implementim të këtyre masave.

Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Policia do ta përditësoj Planin Operativ, do t’ia përshtatë masave të ndërmarra dhe bazuar në ato vendime, bazuar në Ligjin AntiCOVID, që nga nesër do të zbatojë detyrat edhe obligimet që ka karshi vendimeve dhe masave të ndërmarra në drejtim të luftimit të përhapjes së pandemisë”, thuhet në njoftim.

ARKATANA

Policia e Kosovës edhe në këtë rast bënë apel, kërkon nga qytetarët, nga institucionet, nga bizneset që të respektojnë vendimet e fundit të marra nga qeveria e vendit.

Ashtu, si edhe në të kaluarën, duke u bazuar në ligjin në fjalë, policia do të ndërmerr edhe masa ndëshkuese ndaj shkelësve të ligjit.

“Andaj, kërkojmë që bartja e maskës të bëhet në ato raste siç parashihen me vendimet e fundit në mënyrë që edhe një herë të arrijmë t’i ulim shifrat e të prekurve dhe të mbrojmë të gjithë së bashku shëndetin publik”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.